Jeta e ditëve të sotme, e karakterizuar nga ritmi frenetik dhe dinamika, bën që njerëzit të ushqehen në mënyrë jo të kujdesshme. Hera-herës janë të shpërqendruar, të pavëmëndshëm ndaj asaj që konsumojnë, marrin më shumë kalori nga sa ka nevojë trupi i tyre. Kjo gjë ndikon negativisht në shëndet.
Të ushqehemi me mendje!
Ka shumë përfitime nga ushqyerja me mendje. Gjërat që duhen shmangur janë:
• Ngrënia i shpërqendruar
• ngrënia e shpejtë
Ajo që duhet të bëjmë është të përpiqemi të shijojmë çdo kafshatë. Të fokusohemi në përtypjen e ushqimit me qetësi, pasi ky proces na ndihmon jo vetëm në shijimin e asaj që jemi duke ngrënë, por edhe në procesin e tretjes.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.