Mirëqenie

August 6, 2016 | 9:23

Ushqimet e shëndetshme burim energjie për trupin

Sapo kemi hyrë në stinën e ftohtë. Në ditët e ftohta rreziku për t’u prekur nga virozat e stinës është më i madh. Për të parandaluar këto viroza nevojitet ushqyerje e shëndetshme. Vitaminat e marra nga ushqimet janë të nevojshme për të forcuar imunitetin në mënyrë natyrale.

Vitamina A, C, B6, E, seleni dhe zinku janë aleatët më të mirë të sistemit tonë imunitar. Ato janë shumë të rëndësishme për mbrojtjen e trupit, pasi kontribuojnë në rritjen e prodhimit të qelizave të bardha, si dhe nivelin e duhur të interferonit, një proteinë që ka një rol të rëndë – sishëm në shumëfishimin e viruseve.

Sheqeri dhe alkooli

Sheqernat si glukoza, fruktoza, sheqeri i thjeshtë që përdorim çdo ditë ulin aftësinë fegocituese të qelizave neutrofile të sistemit imunitar (mekanizma të organizmit tonë). Konsumimi i tepërt i sheqernave (jo në formën e amidonit ose të drithërave integrale) dhe veçanërisht gjatë një gripi ndikon në uljen e mbrojtjes imunitare. Gjithashtu, kjo përkeqësohet nëse gjatë një viroze kon – sumojmë alkool, ndaj pije si likeri mund të jenë aleatët më të mirë të gripit.

Sa dëmtojnë dietat?

Faktori më i rëndësishëm që ndikon në sistemin imu – nitar është energjia që marrim me anë të ushqimeve. Njerëzit që nuk marrin sasinë e duhur me kalori janë më të prekshëm nga virozat dhe infeksionet e ndryshme. Nëse nuk marrim sasinë e duhur të ushqimit gjatë kohës që jemi me grip, simptomat zgjasin më shumë në kohë. Kjo është një arsye për t’i thënë ‘jo’ dietave drastike.

Si të forcojmë imunitetin

Vitaminat dhe kripërat minerale forcojnë sistemin tonë imunitar. Më poshtë po ju paraqesim dobitë e disa vitaminave të ndryshme: Vitamina C është shumë e rëndësishme për mbrojtjen e trupit. Rrit prodhimin e qelizave të bardha dhe interfer – onit, një proteinë me rol të rëndësishëm në shumëfish – imin e viruseve. Gjithashtu ruan venat e gjakut, ndihmon në absorbimin e hekurit dhe ndikon në shërim sa më të shpejtë.

Vitamina B6 dhe Vitamina E

Niveli i ulët i këtyre dy vitaminave në gjak është tregues i mosfunksionimit të sistemit imunitar. Vitamina E ve – pron si antioksidant dhe është përgjegjëse për prodh – imin e interleukin-2 (substancë e sistemint imunitar). Vitamina B6 edhe pse nuk ka veti antioksiduese është përbërësi kryesor për prodhimin e kisteines, e cila ndikon në përbërjen e glutationës dhe përbën ‘thelbin’ e sistemit të enzimave antioksiduse. Prania e saj ndikon në fuksionimin e të gjitha substancave antioksiduese.

Zinku

Zinku ka një rol shumë të rëndësishëm në sistemin imunitar. Ndihmon në shërimin e plagëve. Është shumë i dobishëm gjatë shtatëzanisë, fëmijërisë dhe adolesh – encës. Sasia e ulët e zinkut vihet re te personat në moshën e tretë, të cilët mund të kenë çrregullime me shqisën e të shijuarit, uljen e T-lemfocitet, si dhe shërim të ngadaltë të plagëve.

Seleni

Seleni është një përbërës i gluatatione peroxidase që ndikon në shumë funksione të sistemit imunitar. Mund të gjendet te frutat e detit, mishi i kuq, drithërat inte – grale, frutat e thata etj.

B-glukans

Është një fibër që ndodhet tek tërshëra dhe ka veti të përforcojë sistemin imunitar dhe të luftojë bakteret, viruset dhe parazitët. Në Universitetin Louisville mjekët imunologë kanë zbuluar se b-glucans ndihmon në parandalimin e efekteve anësore të kimioterapisë dhe të rrezatimit. Së fundi, duhet theksuar se ndryshe nga barnat për forcimin e sistemit imunitar b-glucans mund të rekomandohet dhe për njerëzit që vuajnë nga sëmundjet autoimune ose alergjitë.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top