Këshilla & Arsye

August 6, 2016 | 9:12

Si të bëjmë një kritikë konstruktive

• Mësoni ta transmetoni mesazhin me një tonalitet zëri jo të lartë

• Mos filloni të kritikoni kur personi me të cilin jeni duke debatuar është në një gjendje emotive të acaruar, për shembull kur jeni duke debatuar ashpër me të. Pritni të kalojë momenti “i stuhishëm”. Mos bëni kritika as kur personi është i trishtuar apo në gjendje depresive për arsye të tjera. Kur njeriu është i shqetësuar apo i mërzitur nga problemet në punë, është nervoz, aq më tepër nëse ka marrë kritika edhe nga të tjerët

• Kritikoni veprimin e bërë, por jo karakterin apo ndjenjat e personit; këto karakteristika nuk mund të fshihen, ndaj është e kotë dhe aspak produktive të ndizni një debat për këto argumente

• Nëse partneri nuk bashkëpunon me ju në shtëpi, mos e “gozhdoni” duke i thënë shprehjet e zakonshme “si gjithmonë nuk ke dëshirë të bësh asgjë”, por butësisht mund të thoni: “nëse do më kishe ndihmuar pak, tani do ishim duke shëtitur apo duke pirë kafe në ndonjë bar”

• Mos merrni shkas nga kritika për të nxjerrë në pah ndodhi të shumë kohëve më parë, por referojuni vetëm momentit për të cilin po debatoni

• Fokusoni vetëm një problem dhe mos e shumëzoni debatin me kritika pas kritikash, përndryshe personi do të ndihet i goditur nga shumë anë dhe përveçse nuk do ta vlerësojë pikën kyçe të diskutimit, nuk do ta vërë ujin në zjarr për asnjërën prej tyre

• Mos pritni të pranojë fajin apo të bëjë ndryshime rrënjësore menjëherë pas kritikës. Lërini kohë të mendohet për çka është thënë dhe të veprojë vetë më pas.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top