Depresioni po bëhet gjithnjë e më shumë një problem shqetësues, format dhe mënyrat e trajtimit të tij janë nga më të ndryshmet. Por gjithashtu mjaft efektive kanë rezultuar edhe disa ushqime:
Bajamet– Bajamet janë një prej produkteve ushqimore të cilat janë shumë të mia për të luftuar depresionin. Kjo pasi arrijnë që të mbajnë nën kontroll nivelin e sheqerit në gjak, duke shmangur irritimin, lodhjen dhe mungesën e përqendrimit.
Vezët– Vezët zënë një vend të rëndësishëm në regjimin tonë ushqimor, pasi i mundësojnë trupit që të marrë vitaminë D. Zakonisht trupi ynë e prodhon në mënyrë autonome në sajë të rrezeve të diellit, por gjatë dimrit, nuk mjafton. Ndër të tjera vitamina B12 që ka veza, është e rëndësishme pasi mundëson ruajtjen e ekuilibrit psikik.
Drithërat integrale– Drithërat integrale janë shumë të rëndësishme për të luftuar humorin e keq. Kjo pasi stimulojnë çlirimin e insulinës, e cila ndikon në përmirësimin e humorit, për shkak të ndikimit në tru.
Spinaqi– Spinaqi është i pasur me hekur, i cili është një mineral i rëndësishëm për ruajtjen e energjisë. Mungesa e tij, shkakton lodhje dhe përgjumje. Ndër të tjera folatet dhe vitamina C, ndihmojnë për të luftuar humbjen e energjisë.
Uji– Uji ndihmon për shmangien e dehidratimit, ndaj mos e lini pas dore as në dimër. Kjo pasi nëse nuk pini mjaftueshëm ujë, mund të ndiheni të lodhur, të papërqendruar dhe të irrituar.
Burimi / gsh.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.