Së fundi ekspertët britanikë kanë bërë të ditur se ekzistojnë disa ushqime të cilat luajnë rol të mahnitshëm në mbrojtjen e shëndetit të trurit. Ata kanë zbuluar se disa ushqime të cilat janë të mira për shëndetin e zemrës, janë gjithashtu të mira edhe për shëndetin e mendjes.
Ngrënia e një kombinimi të llojeve të ndryshme të ushqimeve, njerëzit mund të presin përfitime shëndetësore në periudhë afatgjatë. Në mesin e këshillave se çfarë të përfshini në pjatën tuaj, shkencëtarët britanikë rekomandojnë që kryesisht të kufizoni sasinë e kripës, verës, kafeinës dhe çokollatës.
Përderisa nuk ka ndonjë përbërës të vetëm magjik që e përmirëson shëndetin e trurit, ushqimet më të mira dhe më të këqija janë të përfshira më poshtë:
Inkurajohet konsumimi i:
- Perimeve të freskëta (në veçanti ato të gjelbrat)
- Yndyrnave të shëndetshme (sikur ato me vaj ekstra ulliri)
- Arrat
- Ushqimin e detit
- Frutat (në veçanti boronicat)
- Produktet e bulmetit me pak yndyrë, si jogurti
- Drithërat
Ushqimet që duhen kufizuar:
- Ushqimet e fërguara
- Ëmbëlsirat
- Ushqimet e përpunuara
- Mishi i kuq
- Kripa
Burimi / Telegrafi.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.