Mirëqenie

November 15, 2018 | 14:31

Ushqimet më të mira për mirëqenien e trurit

Së fundi ekspertët britanikë kanë bërë të ditur se ekzistojnë disa ushqime të cilat luajnë rol të mahnitshëm në mbrojtjen e shëndetit të trurit. Ata kanë zbuluar se disa ushqime të cilat janë të mira për shëndetin e zemrës, janë gjithashtu të mira edhe për shëndetin e mendjes.

Ngrënia e një kombinimi të llojeve të ndryshme të ushqimeve, njerëzit mund të presin përfitime shëndetësore në periudhë afatgjatë. Në mesin e këshillave se çfarë të përfshini në pjatën tuaj, shkencëtarët britanikë rekomandojnë që kryesisht të kufizoni sasinë e kripës, verës, kafeinës dhe çokollatës.

Përderisa nuk ka ndonjë përbërës të vetëm magjik që e përmirëson shëndetin e trurit, ushqimet më të mira dhe më të këqija janë të përfshira më poshtë:

Inkurajohet konsumimi i:

  • Perimeve të freskëta (në veçanti ato të gjelbrat)
  • Yndyrnave të shëndetshme (sikur ato me vaj ekstra ulliri)
  • Arrat
  • Ushqimin e detit
  • Frutat (në veçanti boronicat)
  • Produktet e bulmetit me pak yndyrë, si jogurti
  • Drithërat

Ushqimet që duhen kufizuar:

  • Ushqimet e fërguara
  • Ëmbëlsirat
  • Ushqimet e përpunuara
  • Mishi i kuq
  • Kripa

 

Burimi / Telegrafi.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top