Mirëqenie

September 12, 2018 | 12:10

Ushqimet më të mira që luftojnë tumoret…

Ushqimet me bazë bimore siç janë brokoli, frutat e pyllit dhe drithërat janë një pjesë thelbësore e regjimeve të shëndetshme ushqimore. Këto ushqime kanë përbërës të cilët mbrojnë qelizat, luftojnë tumoret dhe zvogëlojnë inflamacionin.

Me këto karakteristika, ushqimet e mëposhtme transformohen në medikamente natyrale të fuqishme.

Ushqimet më të mira kundër tumoreve

Tumori konsiderohet një sëmundje sistemike me shkaktarë të shumtë ku përfshihet: ushqyerja e keqe, ekspozimi ndaj toksinave, trashëgimia familjare, etj. Një nga mënyrat më të rëndësishme për të parandaluar dhe trajtuar tumorin është ndjekja e regjimeve ushqimore të pasura me ushqime të plota me bazë bimore.

Një regjim ushqimor i pasur me fruta dhe perime përbën kurën më të mirë për mbrojtjen e organizmit nga sëmundjet dhe inflamacioni. Këto ushqime janë të pasura me substanca të fuqishme aktive kundër tumoreve dhe sëmundjeve kronike.

Perimet

Sipas të dhënave lakra, brokoli dhe ushqime të tjera të të njëjtës familje janë të mbushura me substanca bimore të cilat mbrojnë qelizat në organizëm.

Frutat e pyllit

Frutat e pyllit si boronica, manaferra, mjedra etj., përmbajnë polifenolë të cilët njihen për veçoritë kundër tumoreve.

Arrorët dhe farat

Arrorët dhe farat duhet të bëhen pjesë e regjimit tuaj ushqimor, sepse luftojnë ndjeshëm dhe zvogëlojnë inflamacionin në organizëm.

Drithërat

Substancat e ndryshme që gjenden tek drithërat u japin qelizave shëndetin e munguar.

Kërpudhat

Kërpudhat përmbajnë polisakaride, përbërës të njohur në luftën e organizmit kundër tumoreve.

Karotat

Karotat përmbajnë karotenoidë të cilët aktivizojnë enzimat kundër tumoreve.

Hudhra dhe qepa

Hudhra dhe qepa përmbajnë substanca karakteristike që ndikojnë në shijen dhe aromën e tyre. Sipas të dhënave të njëjtat substanca kanë aftësi shëruese kundër infeksioneve, inflamacionit dhe sëmundjeve kronike.

Ushqimet e pasura në vlera

Ekspertët rekomandojnë që në vend të suplementëve, njerëzit të marrin të paktën pesë ushqime me bazë bimore në ditë.

 

Burimi / ata.gov.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top