Mirëqenie

March 14, 2016 | 11:00

Ushqimet që bëjnë mirë për femrat

Amerikanët, të prirë për të zbërthyer sa më shumë të reja rreth kodit gjenetik dhe elementeve kryesore natyrore në funksion të shëndetit të njeriut, këtë herë kanë dalë në përfundimin se dhjetë prej ushqimeve bio janë të favorshme për t’u konsumuar në lidhje me mbarëvajtjen psikofizike. Dhe jo tek të dyja gjinitë, vetëm te seksi femër.

Stikat

Stikat ndihmojnë për të luftuar diabetin, duke zvogëluar sasinë e sheqerit në gjak. Gjithashtu ato janë të pasura me proteina dhe fibra.

Karkalecat

Pak kalori dhe shumë proteina, vitaminë D dhe aspak yndyrna. Karkalecat janë me të vërtetë një pjatë e shkëlqyer për çdo rast.

Drithërat

Drithërat janë të pasur me antioksidantë, vitamina dhe fibra që mbrojnë nga kolesteroli dhe rregullojnë nivelin e sheqerit në gjak, duke parandaluar kështu sëmundjen e diabetit.

Çaji

Sipas një recete të studiuar amerikane, të pish nga tre në pesë filxhanë çaj në ditë ndihmon në luftën kundër sëmundjes së Parkinsonit dhe Alzhaimerit (plakjes së parakohshme) Gjithashtu ndihmon edhe në rritjen e sasisë së antioksidantëve në gjak.

Çokollata e zezë

Falë flavonoidës, çokollata e zezë është në gjendje të reduktojë shtimin e qelizave që shkaktojnë plakjen dhe çojnë në vdekje.

Lakra Brukseli

Përveç luftës kundër kancerit, përmes një substance të quajtur isothiocyanate, lakrat e Brukselit ndihmojnë në forcimin e sistemit imunitar.

Domatet

Domatet përmbajnë një sasi të madhe lycopene, një komponent që lufton kancerin.

Qershitë

Fillojeni ditën me një qershi të pjekur mirë. Kjo do t’ju ndihmojë për të ulur nivelin e kolesterolit dhe sheqerit në gjak.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top