Lifestyle

August 9, 2016 | 9:17

Ushqimet që dëmtojnë lëkurën

Buka e bardhë

Buka e bardhë dhe çdo nënprodukt i miellit të bardhë ndikojnë negativisht në shëndetin e lëkurës. Kjo është si pasojë e mungesës së celulozës së miellit të grurit ose të çdo drithëri tjetër (krundeve). Nënproduktet janë të varfra në vlera ushqyese dhe kanë nivel të lartë glicemie, të cilat shkaktojnë shfaqjen e akneve.

Qumështi

Edhe pse ka shumë vlera ushqyese për trupin tonë, qumështi, sipas studimeve të fundit, është vënë re se shton aknet. Personat që kanë probleme me lëkurën, këshillohet të konsumojnë qumësht soje apo bajameje.

Alkooli

Konsumimi i shpeshtë dhe në sasi të larta i alkoolit ul shkëlqimin e lëkurës duke e dehidratuar atë. Gjithashtu zgjeron kapilarët e fytyrës duke i dhënë ngjyrë të kuqe të errët.

Ëmbëlsirat

Sasia e lartë e sheqerit shkatërron kolagjenin dhe elastinën, duke thelluar rrudhat në fytyrë dhe mungesën e shkëlqimit të saj.

Yndyrat shtazore dhe ushqimet e skuqura

Dihet që ushqimet e skuqura janë shumë të dëmshme pasi përmbajnë më shumë kalori. Një arsye tjetër është se yndyra shtazore dhe kryesisht yndyrat e rafinuara janë shkaktare për plakjen e parakohshme të lëkurës. Gjithashtu, ato ndikojnë negativisht në qarkullimin e gjakut, bllokojnë poret e lëkurës duke shtuar aknet.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top