Mirëqenie

July 18, 2016 | 12:46

Ushqimet që dëmtojnë trurin

Ushqyerja është e para që duhet të rregullojmë për të qenë mirë. Kemi parë shumë herë, për shembull, se si një seri ushqimesh të veçanta mund të ndikojnë pozitivisht mbi organizmin tonë, duke na ndihmuar të luftojmë probleme të veçanta të shëndetit.

Por ashtu sikurse ushqimet janë ilaçi ynë, ato mund të jenë edhe burim telashesh. Nuk duhet të mendojmë se ushqyerja ka të bëjë vetëm me linjën apo aftësinë tonë për të tretur: shumë studime pohojnë se konsumimi i një sërë ushqimesh, kanë efekte negative në trurin tonë. Duke shkaktuar kështu çrregullime të funksioneve, të cilat mund të çojnë në komplikacione të rënda.

Ja një listë e ushqimeve që duhet të evitoni nëse doni që truri juaj, i cili ka aftësinë tonë për të arsyetuar, të vazhdojë të funksionojë siç duhet:

-Ushqime shumë të kripura

– Ushqimet që përmbajnë acide yndyrorë të quajtur “trans-yndyrna“,  që janë shkaktarë për bllokimin e artereve të gjakut

– Ushqime të skuqura, përmbajnë një nivel të lartë të yndyrave të ngopura dhe kolesterol.

– Breshëri të glukozës. Karbohidratet e thjeshta të tilla si makarona, bukë dhe orizi i bardhë shumë shpejt kthehet në sheqer, sapo përpunohen nga stomaku.

– Alkooli dhe nikotina: Nikotina kufizon rrjedhjen e gjakut në tru.

-Ëmbëlsirat artificiale

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top