Mirëqenie

May 16, 2018 | 13:11

Ushqimet që djegin kaloritë

Vitet e fundit në treg ka një sërë produktesh që ndihmojnë në djegien e yndyrave të trupit, duke rrëzuar kështu dhe kilogramët e tepërt. Por shumë prej tyre kanë dhe përbërje kimike, që me kalimin e kohës mund të shkaktojnë efekte anësore.

Kështu që është mjaft mirë të përdorim produkte natyrale për të djegur yndyrën. Por problemi është që jo çdo organizëm i përthith në mënyrën më të mirë të mundshme dhe shumë prej tyre kanë rezultate minimale.

Këto janë ushqimet që djegin yndyrat, pasi përshpejtojnë metabolizmin.

Karçofi është i pasur me fibra dietike, antioksidantë, vitamina dhe minerale, dhe është një nga ushqimet kryesore që djeg kalori.

Hirra është një ushqim i pasur me proteina të cilësisë së lartë, ushqyes kryesorë që përshpejtojnë metabolizmin duke lehtësuar formimin e masave të yndyrës në trup.

Çaji jeshil është pa dyshim një nga aleatët më të mirë për dobësim. Ka pak kalori, përmban antioksidantë të fuqishëm dhe është një tretës i mrekullueshëm.

Grejfruti është një agrume e përkryer për ata që duan të humbin peshë, pa mbajtur dieta të rrepta dhe të rrezikshme. E ulët në kalori, veti diuretike, dhe antioksidantë është një djegës i mirë natyral i kalorive.

Speci djegës është një erëz me shije pikante, dhe që ju jep ndjesinë e ngopjes. Sigurisht që nuk duhet ekzagjeruar me të, por është një aleat shumë i mirë për të djegur kalori.

Burimi / ata.gov.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top