Këshilla & Arsye

October 5, 2018 | 14:00

Ushqimet që duhet të konsumoni, ato që duhet të shmangni, për dhëmbë sa më të bardhë

Dihet tashmë se ne jemi çfarë hamë. Por kjo teori është edhe më e saktë kur bëhet fjalë për dhëmbët dhe mishrat e dhëmbëve. Prandaj duhet të kemi vërtet kujdes me ushqimet që konsumojmë.

Nëse do të kesh dhëmbë të bardhë, atëherë vendosni në tryezë ushqime që favorizojnë pastrimin e dhëmbëve:

Brokoli dhe lulelakër

Kur hahen të papërpunuara, brokoli dhe lulelakra bëhen zbardhues natyralë shumë të fuqishëm, sepse sipërfaqja e tyre e rrudhur ndihmon në pastrimin e dhëmbëve dhe mishit të dhëmbëve. Sa më gjatë të zgjasë procesi i përtypjes, më shumë pështymë prodhohet, duke rritur kështu efektin anti-njollë.

Luleshtrydhe

Acidi malik, me të cilin janë të pasura luleshtrydhet, është thelbësor për shëndetin e zgavrës së gojës, sepse ndihmon për të hequr njollat në sipërfaqen e smaltit. Ndërsa për të përmirësuar efektin zbardhues ju mund të përzieni luleshtrydhe me sodë buke, pastaj pastën e marrë e fërkoni me gisht ose me furçë në dhëmbë për rreth një minutë, para se ta shpëlani.

Djathë dhe kos

Natyrisht duke rritur prodhimin e pështymës brenda gojës, produktet e qumështit kanë një efekt zbardhues të ngjashëm me atë të brokolit. Ndryshe nga perimet në fjalë, qumështi dhe kosi kanë diçka më shumë: domethënë, acidin laktik, i cili ndihmon në heqjen e njollave në sipërfaqe të smaltit.

Farërat dhe frutat e thata

Falë qëndrueshmërisë së tyre gërryese, këto ushqime funksionojnë si eksfoliantë natyrorë të vërtetë të dhëmbëve, duke hequr pllakëzat dhe duke eliminuar njollat. Dhe jo vetëm kaq, disa studime kanë treguar efektin e këtyre ushqimeve në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare, duke i bërë ato zgjedhjen ideale për një snack “të shëndetshëm” për dhëmbët dhe zemrën.

Ananasi  

Përveç zvogëlimit të inflamacionit, bromelina – e cila është enzima që gjendet tek ananasi – ndihmon për të shkatërruar proteinat që depozitohen në sipërfaqen e smaltit.

Qepët

Atoo mund të mos jenë ideale për shkak të aromës, por për dhëmbët me siguri po, sepse përbërësit e squfurit që gjenden në qepë parandalojnë formimin e pllakës, si në dhëmbë, ashtu edhe midis tyre. Sekreti është t’i hani ato të papërpunuara.

Selino

Përmbajtja e jashtëzakonshme e ujit forcon mishrat dhe ndihmon në eliminimin e mbetjeve ushqimore, ndërsa cilësitë e saj kanë efekt natyral pastrues, duke rritur në këtë mënyrë vetitë e zbardhjes dhe duke eliminuar njollat nga sipërfaqja e smaltit.

Karotat

Si në rastin e selinos, edhe karotat janë një ilaç i vërtetë për pastrimin e dhëmbëve, sepse ato favorizojnë prodhimin e pështymës, e cila lufton bakteret që mund të shkaktojnë kariesin dhe pllakat.

Mollët

Një mollë në ditë e mban mjekun larg, veçanërisht nëse ai është dentist. Merita e këtij fruti është neutralizimi i baktereve që shkaktojnë pllakat dhe aromë të keqe të gojës, forcon mishrat e dhëmbëve dhe natyrisht i mban dhëmbët të pastër, duke eliminuar çdo njollë smalti.

Ushqimet që duhet të shmangni:

Kafeja

Çaji

Pijet acidike

Vera

Ëmbëlsirat

Erëzat e errëta

Salcë domatesh

Boronicat

Panxhari

 

Burimi / http://gazeta-shqip.com/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top