Me dietën e duhur, mund të përshpejtoni metabolizmin tuaj. Sa më shumë të tregohemi të kujdesshëm, aq më mirë do të na bëjë si për humbjen në peshë ashtu edhe për të mbrojtur tiroiden.
Tiroidja është një gjëndër shumë e vogël në qafë. Ajo kryen funksione shumë të rëndësishme në trup. Për ta ndihmuar të bëjë detyrën e saj, duhet të ndjekim ditë pas dite disa zakone të shëndetshme. Ka ushqime që duhet t’i eliminojmë nga dieta e përditshme, pasi ato ndikojnë në keqfunksionimin e tiroides. Ja pse pa e ditur, në vend që ta ndihmojmë trupin të humbasë peshë ne e bllokojmë atë.
• Para së gjithash, sheqeri. Është provuar shkencërisht tani se konsumi i tepërt i sheqerit ndikon në mosfunksionimin e pankreasit, i cili rrit rezistencën ndaj insulinës.
• Ushqimet që duhet të shmangim për të mbrojtur tiroidenUshqimet që duhet të shmangim për të mbrojtur tiroidenMënyra e gatimit ka rëndësi, sidomos të skuqurat. Ato janë armiku i tiroides. Shtojnë yndyrna, të cilat dëmtojnë funksionin e prodhimit hormonal.
• Kufizoni konsumin e ushqimeve të pasura me gluteninë. Gliadina është një substancë që stimulon përgjigjen e sistemit imunitar. Ka shumë ushqime pa luten në treg.
• Tjetër përbërës është soja. Ajo kufizon funksionimin e duhur të tiroides. Përmban substanca që irritojnë zorrët dhe pengojnë thithjen e jodit, një element kyç për të pasur një gjëndër të mirë tiroide.
• Evitoni shumë kafe në ditë.
• Konsumoni shumë perime, por jo ato të ngrirat pasi pengojnë thithjen e jodit.
Përgatiti Orjona Tresa / Burimi: blog.pianetadonna.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.