Mirëqenie

May 8, 2018 | 14:31

Ushqimet që duhet të shmangin personat me diabet

Shumë ekspertë të diabetit nuk i rekomandojnë dietat e ulëta në karbohidrate për njerëzit që vuajnë nga diabeti i tipit 1, sidomos fëmijët. Disa mendojnë se kufizimi i karbohidrateve mund të çojë në ulje të rrezikshme të niveleve të sheqerit në gjak, një gjendje e njohur si hipoglicemia, që çon në vonesë të zhvillimit të fëmijëve.

Por, një studimi i ri, i publikuar tek revista Pediatrics, sugjeron të kundërtën. Shkencëtarët kanë zbuluar se fëmijët dhe të rriturit me diabet të tipit 1 që ndjekin një dietë shumë të ulët në karbohidrate dhe të lartë në proteina për dy vitet e ardhshme – duke marrë edhe insulinë në doza më të ulëta seç kërkohet në një dietë normale – mund ta mbajnë nën kontroll sheqerin në gjak. Ata janë më pak të rrezikuar që të zhvillojnë komplikacione të tjera si pasojë e kësaj sëmundjeje. Fëmijët që e kanë ndjekur këtë dietë për vite me radhë gjithashtu nuk kanë shfaqur asnjë shenjë të vonesës në zhvillim.

Pjesëmarrësit në studim pësuan një rënie të niveleve të sheqerit në gjak apo A1C deri në 5.67. A1C nën 5.7 konsiderohet normal.

Burimi / shendeti.com.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top