Mirëqenie

June 13, 2019 | 9:22

Ushqimet që duhet t’i konsumoni çdo ditë, për të parandaluar kancerin

Kanceri është një sëmundje e frikshme. Në thelb është diçka që shkakton që qelizat brenda trupit tuaj të rriten jo normalisht. Ka shkaqe të njohura për kancerin, si viruset, pirja e duhanit, kimikatet dhe pirja e alkoolit. Për të parandaluar prekjen nga kjo sëmundje vdekjeprurëse duhet që në vaktet tuaja të jenë disa ushqime. Këto ushqime përmbajnë antioksidantë, minerale dhe vitamina.

Hudhra është një nga burimet më të mira të aliumit. Aliumi ka efekte anti-tumore dhe anti-mikrobe dhe ndihmon në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare. Hudhra gjithashtu përmban elementë që vret bakteret e lidhura me kancerin e stomakut. Hudhra mund të zvogëlojë rrezikun e kancerit të zorrës së trashë dhe kancerit të gjirit. Efekte të ngjashme ka edhe qepa dhe preshi.

Lakra, lulelakra dhe brokoli. Këto produkte aktivizojnë enzima, si sulforafani ndërsa kalojnë përmes zorrëve. Sulfurofni detoksifikon ndotësit e mjedisit. Kjo kategori ushqimesh, veçanërisht brokoli, zvogëlojën rrezikun e prostatës, mushkërive, zorrës së trashë, gjirit, fshikëzës, mëlçisë, qafës, kokës, gojës, esofagut dhe kancerit të stomakut. Për rezultate më të mira brokolin e gatuani në avull. Konsumojeni duke i shtuar hudhra dhe vaj ulliri.

Domatet janë një burim fantastik i likopenit, që redukton rrezikun e kancerit të prostatës. Gjithashtu ndalon rritjen e qelizave të kancerit në gji dhe në mushkëri. Efekte të ngjashme japin edhe shalqiri, specat, mango dhe karota.

Karota. Kjo perime është një anti-oksidenat që mbron membranat qelizore dhe ngadalëson rritjen e qelizave të kancerit. Ajo përmban atë që quhet beta-karoten dhe ju mbron nga bakteret kanceroze në qafën e mitrës, gjirit, faringut dhe laringut, ezofagut dhe kancerit të stomakut.  Ushqime të tjera që kanë efekte të ngjashme janë dhe kajsitë, karotat, asparagu, qepët dhe patatet e ëmbla.

Perimet me ngjyrë jeshile të errët. Spinaqi dhe perimet e tjera të ngjashme përmbajnë shumë lutein që ju mbron nga kanceri i mushkërive. Konsumoni spinaqin si sallatë ose të gatuar. Ushqime të tjera të pasura me lutein janë kungulli, bizele dhe karota.

 

 

Burimi / Intv.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top