FB

January 5, 2022 | 10:47

Ushqimet që ju dobësojnë

Tani pas festave, ndjejmë më shumë nevojën për t’u dobësuar në mënyrën e duhur dhe pa dëmtuar shëndetin. Është e rëndësishme të ndiqni një regjim ushqimor të ekuilibruar e të shëndetshëm. Gabimi më i shpeshtë që bëjmë kur duam të dobësohemi, është se ndjekim një dietë drastike. Por duke bërë kështu, shkatërrojmë metabolizmin dhe pasi e kemi përfunduar dietën, i marrim sërish kilogramët e humbur në një kohë shumë të shkurtër. Nuk kemi energji për të bërë as edhe aktivitetet më të thjeshta, që janë të nevojshme për djegien e yndyrnave dhe ruajnë muskujt të tonifikuar. Po atëherë, çfarë duhet bërë?

Në një regjim të ekuilibruar dhe të personalizuar ushqimor, zgjidhni ushqimet e duhura, të cilat përshpejtojnë metabolizmin dhe ndihmojnë vetëm në djegien e yndyrnave, që janë armiqtë e vërtetë të peshës, të trupit të tonifikuar e mbi të gjitha armiqtë e shëndetit. Por cilat janë këto ushqime?

 

Cilësitë e çajit jeshil

Gjatë kohës, studime të shumta shkencore kanë konfirmuar cilësitë e mrekullueshme të çajit jeshil për shëndetin dhe për t’u dobësuar. Pirja e këtij çaji në sasi të moderuara, në fakt ndihmon në djegien e yndyrnave. Sekreti qëndron në katekinat me të cilat kjo pije është mjaft e pasur. Bëhet fjalë për antioksidantë që luftojnë radikalet e lira dhe ndihmojnë në krijimin e qelizave të reja. Në këtë mënyrë hidratohet edhe organizmi, edhe lëkura.

 

Omega 3 për të rënë në peshë

Peshku nuk ju ndihmon të dobësoheni vetëm sepse ka pak yndyrna, por mbi të gjitha falë sasisë së Omega 3 që përmban (për shembull te salmoni). Omega 3 kombinuar me aktivitet fizik ndihmojnë në oksidimin e yndyrnave. Disa studime kanë treguar se përdorimi i suplementeve është i mirë, por e njëjta sasi Omega 3 gjendet edhe në 2-3 racione peshk në javë. Kjo sasi konsumi peshku në javë është e këshilluar edhe nga nutricionistët për një regjim ushqimor të shëndetshëm e të ekuilibruar, si dieta mesdhetare, e cila është sinonim i shëndetit të mirë dhe jetëgjatësisë.

 

Stikat ju ndihmojnë të dobësoheni

Edhe stikat ju ndihmojnë që të dobësoheni. Mjafton t’i zëvendësoni vaktet e ndërmjetme me stika dhe do të shihni efektet pozitive të tyre. Studime të fundit kanë treguar sesi stikat mund të përmirësojnë metabolizmin, tensionin e gjakut, glukozaminën në gjak.

 

Cilësitë dobësuese të shegës

Është frut i shijshëm, delikat dhe ndihmon në djegien e yndyrnave të tepërta, duke ndikuar në shërimin e inlamacioneve. Studimet shkencore kanë treguar se si konsumi i përditshëm i këtij fruti ndihmon në parandalimin e obezitetit dhe diabetit. Shega duket se ka edhe fuqi mbrotjëse ndaj kancerit dhe sëmundjeve kardiake.

 

Përgatiti: Manjola EREQI   |   Burimi: VivereSano

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top