Mirëqenie

September 14, 2017 | 10:41

Ushqimet që kanë më shumë hekur se mishi i kuq

Nuk është më një sekret që konsumimi i mishit të kuq nuk është i dëmshëm vetëm për planetin tonë, por dhe për kafshët e gjora që vriten. Dhe është esenciale që ne të reduktojmë konsumimin e mishit dhe të gjejmë mënyra të tjera zvëndësuese për të.

Fotografia e Anila Kalleshi Official

Nga Anila Kalleshi Dietologe

Nga Anila Kalleshi
Dietologe

Tani nëqoftëse reduktoni sasinë e mishit të kuq që konsumoni, reduktohet dhe sasia e hekurit që është një mineral vital që i siguron trupit tonë oksigjen. Mishi i kuq është i pasur në hekur dhe ju mund të merrni 2.5 mg të tij në një racion, që është pak a shumë 14% e dozës së përditshme. 

Por lajmi i mirë është se këtë dozë mund ta merrni nga një sërë alternativash të tjera të shëndetshme. Kështu që përbërjet bimore kanë më pak gjurmë karboni dhe më shumë sasi hekuri sesa vetë mishi i lopës.

Duhet të kuptoni që hekuri i marrë nga burime të mishit përthithet më shpejt se ai i marrë nga bimët. Vegjetarianët duhet të konsumojnë hekur për ti dhënë energji trupit. Për gra të moshës 31-50, sasia e duhur për t’u konsumuar është 32 mg, ndërsa për ato mbi moshën 50 limiti është 14 mg. Dhe nëse jeni të interesuar për përthithjen pini pak lëng limoni, që t’u ndihmojë.

Fotografia e Anila Kalleshi Official

Tashmë le t’i hedhim një sy të gjithë këtyre ushqimeve të mrekullueshme bimore që përmbajnë më shumë hekur se mishi i kuq:

 Bathët e sojës
Bathët e sojës janë një burim i pasur proteinash dhe përmbajnë më shumë potazium se sa një banane. Ju ndihmon të hiqni disa kile shtesë duke e cilësuar si një nga vaktet e ndërmjetme më të shëndetshme. Ajo që ju duhet është një filxhan me bathë të grira që ta pasuroni trupin me 3.5 mg, që është rreth 19% e konsumit që duhet të arrini.

Fotografia e Anila Kalleshi Official

 Spinaqi
Spinaqi është një nga perimet jeshile që ju siguron ⅓ e dozës së hekurit që ju nevojitet gjatë gjithë ditës. E mbani mend Popei marinarin? Epo ai e dinte mjaft mirë si të siguronte forcën që i duhej, sepse një filxhan me spinaq të zier mbush trupin tuaj me 6 mg hekur, që është rreth 36% e përdorimit ditor që duhet të keni. Dhe me e bukura i jep trupit tuaj vitaminën A që i nevojitet gjatë gjithë ditës.

 Thjerrëzat
Thjerrëzat janë përbërësi më i mirë për supëra, sallata, oriz dhe më një filxhan thjerrëzash të ziera, ju rigjallëroni trupin tuaj me një dozë të fuqishme prej 7 mg hekur që mbulon 39% të konsumimit ditor që duhet të keni.

 Farat Kuinoa
Farat Kuinoa janë dhuratë e natyrës dhe një super ushqim që përmban 9 acide esenciale që trupi juaj kërkon për të gjeneruar. Kuinoa është një nga perimet më të pasura në proteina dhe vetëm një filxhan ju jep 3 mg hekur, përkatësisht 17% të dozës që duhet të konsumohet në ditë.

 Midhjet 
Ato janë të pasura me hekur dhe ju duhen vetëm 6 prej tyre që t’i jepni trupit tuaj 4 mg hekur. Dhe më e bukura nuk janë vetëm të shijshme por në momentin që i konsumoni, arrini të merrni një dozë zinku që rrallë e gjeni në ushqime.

 Fasulet në formë veshke
Fasulet në formë veshke janë burimi më i mirë për të përfituar doza të mëdha proteine dhe fibre. Dhe vetëm një filxhan me fasule ju jep 4 mg hekur, 22% të konsumit ditor që ju duhet.
Ato mund të shtohen në receta të ndryshme si dhe në sallata rekomandohet jashtë mase.

 Tërshëra
Tërshëra është zgjedhja më e shëndetshme që mund të bëni dhe ju duhet vetëm një gjysëm filxhani që ju jep dozën prej 4 mg hekur. Dhe më e bukura është ideale për mëngjese të shëndetshme.

 Sallata e kuqe zviceriane 
Për ata që nuk pëlqejnë spinaqin, sallata e kuqe zviceriane është një opsion alternativ po aq i shëndetshëm. Shtohet në pjata kryesisht italiane si makarona dhe lazanjë dhe ju duhet vetëm një filxhan që ju jep 4 mg hekur.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top