Mirëqenie

October 13, 2018 | 10:40

Ushqimet që kurojnë aneminë…

Një ditë teksa ngjisni shkallët ndjeni shumë lodhje. Më pas e kuptoni se zemra ju rreh fortë ndonjëherë, pa asnjë arsye të dukshme. Trembeni dhe shkoni te doktori. Për fat, nuk është gjë e rëndë por ju thotë se ke hemoglobinë të ulët dhe është vetëm anemi. Atëherë pyesni veten se çfarë duhet të hani për të rritur hemoglobinën?

Kjo situatë është e përgjithshme, ja disa ushqime që këshillohen.

Mëlçia është e pasur me hekur, thelbësore për hemoglobinën. Disa persona nuk i pëlqejnë ti hanë për shkak të shijes. Por mendohuni mirë, pasi me kohën do të mësoheni dhe do të fitoni shumë. Është një nga ushqimet më të mira për të marrë hekur.

Pjatat me bazë perimet dhe bishtajoret nuk japin sasi të madhe hekuri, dhe për këtë arsye kanë nevojë për ndihmë ekstra, perime dhe fruta të pasura me vitaminë C. Lajm i mirë është që ushqimet që kanë këtë vitaminë nuk kanë nevojë të gatuhen. Ndër perimet e pasura me Vitaminë C renditen specat, sidomos nëse janë të gjallë, brokoli, lulelakra, lakra e Brukselit, speci djegës, spinaqi, majdanozi, karota dhe panxhari.

Acidi folik nuk është i rëndësishëm vetëm gjatë shtatzënisë, por dhe kur keni hemoglobinë të ulët, pra anemi, pasi ndihmon në prodhimin e rruazave të kuqe të gjakut. Mes ushqimeve që përmbajnë sasi të mjaftueshme acidi folik renditen asparagët, portokallet, kokrrat e grurit, avokado, fasulja, soja dhe farat e kungullit.

Përveç të gjithave atyre që përmendëm më sipër peshqit e kaltër janë të pasur me yndyrna, vitaminë B dhe Omega 3, thelbësore për rruazat e kuqe të gjakut. Mes tyre renditen salmoni, peshku ton, sardelet dhe skumbria

 

Burimi / TopChannel

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top