Këshilla & Arsye

July 18, 2018 | 14:33

Ushqimet që lehtësojnë dhimbjet gjatë ciklit menstrual

Menstruacionet janë periudha më e keqe e muajit për të gjitha femrat, prandaj është e kuptueshme nëse e zhysni kokën në çokollatë kur vjen kjo kohë e muajit. Ndonëse mund t’ju duket si ide e mahnitshme kjo për ngrënien e çokollatës, lajmi i keq është se nuk do t’ju bëjë të ndiheni mirë fizikisht.

Prandaj, në vend të kësaj ju duhet të fokusoheni në konsumimin e ushqimeve të cilat vërtet ju ndihmojnë të ndiheni më mirë.

Më poshtë keni ushqimet të cilat jua lehtësojnë dhimbjet gjatë menstruacioneve:

Pini më shumë ujë

Përse ju ndihmon: Nëse jeni duke u ndjerë e fryrë, uji do t’ju ndihmojë ta zgjidhni këtë problem. Por, nëse nuk jeni adhuruese e ujit, ju mund të provoni të hani ushqime që përmbajnë ujë, ose çaj kamomili.

Konsumoni banane, ananas dhe kivi

Përse ju ndihmojnë këto ushqime: Bananet përmbajnë vitaminë B6 dhe një dozë të shëndetshme të kaliumit, e cila jua lehtëson fryrjen e barkut dhe simptomat e dhimbjeve.

Ananasi përmban bromelain – enzimë e cila lufton inflamacionin.

Ndërkaq kivi, i pasur me enzimën actinidin, ndihmon t’i tretni më lehtë proteinat.

Më shumë kalcium në dietën tuaj

Përse ju ndihmon kalciumi: Kalciumi ndihmon në zvogëlimin e dhimbjeve të barkut.

 

Burimi / telegrafi.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top