Është koha për të veshur pulovrat, por për shumë prej nesh largimi i të nxehtit shoqërohet me alergjitë e bezdisshme të vjeshtës. Por nëse ushqeheni me ushqimet e duhura, mund të vazhdoni të shijoni ajrin e pastër pa pasur frikë. Sipas nutricionistes Jennifer McDaniel, “disa ushqime mund të mbajnë larg simptomat e alergjisë dhe të parandalojnë reaksionet alergjike para se të manifestohen”. Përfitoni nga këto sugjerime për të nisur një trajtim anti-alergjik pa hequr dorë nga shija.
Qepë të kuqe
Përballë një numri të madh alergenësh si polenet e ndryshme, sistemi imunitar çliron ihsitaminë, kmoponime inflamatore që shkaktojnë reaksione alergjike të tilla si kruajtjet dhe ënjtjet. Qepët e gjalla, sidomos ato të kuqe, janë të pasura me kuercetinë, një flavonoid (që gjendet tek perimet) që ndihmon për të frenuar këtë tip reaksioni. “Flavonoidet si kuerecetina e bllokojnë histaminën”, konfirmon Taz Bhatia, ekspert i mjekësisë së integruar. Kështu që mundohuni ta integroni qepën e gjallë në çdo sallatë.
Kungulli i verdhë
Në vjeshtë, një supë me kungull të verdhë mund të jetë një burim i shkëlqyer i vitaminës A dhe i fibrave të cilat stimulojnë qelizat e sistemit imunitar. Këto qeliza rregullojnë reagimin e trupit tonë ndaj alergenëve.
Kos
Kosi është i pasur me probiotikë të cilët luftojnë disa simptoma alergjike si teshtitja. Ka gjithashtu disa probiotikë që janë veçanërisht të dobishëm në mbrojtjen e sistemit imunitar. Këto baktere të dobishme mund të parandalojnë toksina dhe bakteret e këqija të hyjnë në qarkullimin e gjakut dhe mbrojnë mukozën e stomakut; për pasojë sistemi imunitar ka më pak gjasa të hapë ‘rubinetët’ në prani të një alergjeni.
Hudhra
Hudhra përmban substanca që ndihmojnë në hollimin e mukozës dhe eliminimin e inflamacionit, duke larguar ndjesinë e bllokimit. Hudhra ka veti antihistamike dhe mund të pengojë lirimin e një enzime të lidhur me reaksione alergjike.
Burimi / gsh.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.