Nëse tashmë jeni duhanpirës, përpiquni të paktën aq sa mundeni të reduktoni rrezikun e prekjes nga kanceri. Ka mënyra të ndryshme për të pastruar mushkëritë nga katrani dhe toksinat dhe kështu të reduktoni rrezikun nga shfaqja e infeksioneve.
Kanceri i mushkërive është një nga shkaqet kryesore të vdekjes nga karcinoma në botë dhe nga ai më së shumti sëmuren duhanpirësit.
Lista e ushqimeve që mund t’ju ndihmojnë të pastroni mushkëritë:
- Portokallet
Përveç se janë burim i pasur i vitaminave, portokajtë po ashtu përmbajnë edhe kriptoksantinë, për të cilën tashmë u tha që ka veprim parandalues kundër kancerit të mushkërive.
- Hithrat
Kjo bimë e gjelbër është e pasur me hekur dhe është mjet shumë i dobishëm për detoksikim të mushkërive dhe luftën kundër infeksioneve.
- Çaji me hala pishe
Ky çaj më së shpeshti shërben për shpëlarjen e fytit dhe gojës. Megjithatë mund jetë aleat i mirë në luftën kundër kancerit të mushkërive.
- Qepa
Si qepa e bardhë ashtu edhe e kuqja përmbajnë kompozime me veprim antioksidativ. Qepa ndihmon në parandalimin e shumë sëmundjeve, mes të cilave janë infeksionet dhe kanceri i mushkërive. Te personat që tashmë kanë karcinomë parandalon rritjen e qelizave të reja.
- Xhenxhefili
Një tjetër mjet i fuqishëm për nxjerrjen e toksinave nga mushkëritë. Mund të pini çaj nga rrënja e xhenxhefilit, i cili lehtëson frymëmarrjen.
Burimi / Bota.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.