Është e vështirë të evidentosh markete apo ushqimore që përmbajnë vetëm produkte organike. Këto të fundit janë të preferueshme sepse konsiderohen edhe më të shëndetshmet. Ushqimet organike jo vetëm që nuk përmbajnë pesticide dhe kimikate të tjera, por janë gjithashtu edhe më miqësore për mjedisin dhe blerja e tyre ndihmon fermerët e vegjël.
Por për të qenë të sinqertë, ushqimet organike janë gjithashtu edhe shumë të shtrenjta, dhe rroga mujore duhet të shërbejë edhe për të paguar detyrime të tjera përveç ushqimeve. Për t’ju ardhur në ndihmë, kemi evidentuar disa ushqime të cilat mund t’i konsumoni me siguri edhe nëse nuk janë organike. Janë po njësoj të shijshme, të shëndetshme dhe me çmim më të lirë:
Avokadot – janë të vështira për t’u qëruar për shkak të lëkurës së trashë, por pikërisht kjo lëkurë e trashë nuk i lejon pesticidet të depërtojnë në brendësi të frutit.
Shpargujt – janë të shijshme e të shëndetshme. Mund t’i përdorni në gatime, sallata apo t’i konsumoni të pa gatuara. Shpargujt përmbajnë fibra, kalcium dhe shumë vitamina të tjera. Lajmi tjetër i mirë është që shpargujt nuk i thithin pesticidet.
Shalqinjtë – kanë një lëkurë mjaft të trashë ndaj pjesa e brendshme e frutit mbetet e paprekur nga pesticidet. Shalqinjtë përmbajnë edhe Kalium me bollëk përveçse të shijshme, ndaj mund t’i konsumoni pa problem.
Ananas – ananasi e ka lëkurën si parzmore. Shpesh na duhet një dorë më e fortë se e jona për ta hapur dhe për ta shijuar. E ndërsa ne ja dalim me sukses të çajmë lëkurën e një ananasi, mesa duket pesticidet jo.
Kallinjtë e ëmbël – kallinjtë janë të shijshëm dhe çdo gatim në të cilat përdoren e bëjnë më të mirë. Mesa duket, edhe pse bombardohen me pesticide gjatë rritjes së tyre, ato ruajnë më pak se 2% në brendësi.
Qepët – siç thotë edhe Shrek, “qepët kanë shtresa”, mjafton të mos konsumoni shtresën e jashtme dhe jeni në rregull.
Brokoli – më shumë se 70% e brokolit që del në treg nuk ka aspak pesticide, ndaj konsumoni sa të doni.
Patëllxhani – të skuqura, të pjekura, të marinuara, sido që të gatuhen patëllxhanët janë të shijshëm. Përveç kësaj, lëkura e tyre e lëmuar dhe e shndritshme nuk thith pesticide.
Kivi – janë ndër frutat më të lezetshme, më të shijshme dhe më të shëndetshme sepse pesticidet nuk përdoren të kivit. Por edhe sikur të përdoren, lëkura e jashtme e kivit nuk është e konsumueshme gjithsesi.
Lulelakra – njësoj si brokoli, edhe lulelakra që del në treg në pjesën më të madhe nuk janë përdorur pesticide.
Bizele frigoriferi – nëse do të blini bizele frigoriferi, testet kanë treguar që nuk ka shenja pesticidesh, ama nëse do t’i blini ato të freskëta duhet të merrni patjetër ato organiket.
Burimi / Bota.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.