Këshilla & Arsye

July 9, 2018 | 13:37

Zbutës i bërë nga duart e tua, ja si ta përgatitni në shtëpi

Zbutësi i rrobave është një nga produktet më të përdorura, por shpesh është e vështirë për të gjetur atë që na përshtatet me nevojat tona: në treg ka lloje të ndryshme, të cilët mund të jenë shumë ndotës, të tjerë që kanë aroma të pakëndshme , të tjerë që shkaktojnë acarim të lëkurës. 

Pra, pse të mos e përgatisni zbutësin e rrobave në shtëpi dhe të jeni kaq të sigurta për përdorimin e një produkti më pak të kushtueshëm, ekologjik, delikat dhe jo  pak të rëndësishëm?

E gjitha që ju duhet është:

1 litër ujë të nxehtë

2 gota sodë buke

Disa pika vaji esencial sipas dëshirës

1 filxhan e gjysmë uthull të bardhë

Përgatitja:

Marrim një shishe të vjetër të detergjentit dhe me ndihmën e një hinke derdhim ujë të nxehtë në të; pastaj shtoni sodën dhe uthullën. Mbylleni shishen dhe tundeni atë për disa minuta, në mënyrë që të gjithë përbërësit të përzihen mirë. Në fund shtojmë disa pika të vajit esencial, të cilin mund ta zgjedhim bazuar në shijet tona dhe të vazhdojmë ta tundim përsëri.

Zbutësi i rrobave i përgatitur vetë mund të përdoret si për lavatriçe dhe për larje me dorë, vetëm duhet patur parasysh që ta tundni gjithmonë para përdorimit. Sa për dozën, përdorni vetëm një gotë për çdo larje që të keni veshje të buta dhe aromatike.

Për më tepër përbërja e realizuar me uthull dhe sodë buke është mjaft e mirë edhe për lavatriçen, pasi këta dy përbërës ndihmojnë për ta mbajtur atë të dezinfektuar dhe të pastër dhe mbi të gjitha për të siguruar një jetë më të gjatë. Ata që nuk pëlqejnë erën e uthull mund të rrinë të qetë pasi pas larjes do të mbizotërojë aroma e vajit esencial, i cili megjithatë do të jetë delikat dhe i këndshëm. Përfundimisht, sa i përket aspektit ekonomik, është e lehtë të kuptohet se sa përfitime mund të sjell zbutësi i bërë vetë.

 

Burimi / donna.fidelityhouse.eu

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com