Të qenit i shëndetshëm duke u kujdesur për dietën tuaj është e mundur. Shpeshherë është folur për rëndësinë që ka konsumimi i frutave dhe perimeve, të cilat garantojnë një ushqyerje të shëndetshme.
Një dietë e ekuilibruar, e përqendruar tek konsumi i frutave dhe perimeve është ideale për të mbajtur trupin në formë, por së fundmi shkencëtarët kanë arritur në konkluzionin se konsumimi i tyre parandalon një sërë sëmundjesh, madje dhe kancerin.
Disa ushqime jo vetëm e parandalojnë, por edhe e luftojnë kancerin. Domatet, agrumet, karotat, manaferrat janë vetëm disa nga ushqimet kundër kancerit që mund të parandalojnë shfaqjen e tij.
- Lulelakra e te gjitha perimet në këtë familje.
- Frutat e pyllit
- Hudhra
- Çaji jeshil
- Karotat
- Agrumet
- Kërpudhat
- Domatet
- Farat e lirit
- Rrepat e kuqe
Burimi / TopChannel
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.