Dëshmi

October 26, 2018 | 11:35

‘Ju dëshpërimisht dëshironi ta dëgjoni atë të qaj’: Rrëfimi i nënës që lindi foshnjën e vdekur në javën e 41 të shtatzënisë

Një nënë që përjetoi një lindje të vdekur në javën e 41 të shtazënisë, tregon për momentin kur kuptoi se vajza e saj kishte vdekur – dhe nevoja e dëshpëruar për të dëgjuar britmat e saj pas lindjes.

Fiona dhe Niall Cassidy humbën vajzën e tyre Matilda vitin e kaluar dhe morën pjesë në dokumentarin e Channel 4 të ‘Child Of Mine’ për të rritur ndërgjegjësimin për lindjen e foshnjave.

Në diskutim e sipër, Niall zbuloi se pati një ndjesi të çuditshme kur mori Matildën në krahët e tij, sepse filloi të lidhej me të, por gjithashtu ndjeu trishtimin e madh e humbjes së saj në të njëjtën kohë.

Pothuajse një vit pas lindjes së Matildës ata mirëpritën në jetë vajzën e dytë Emme, e cila gëzon shëndet të plotë.

Fiona zbuloi se në shtatzëninë e dytë vendosi të shijonte çdo moment, duke e ditur se mund të ‘ndalte në çdo moment’.

Ajo kujton ndjesinë që përjetoi pas lindjes së Matildës, e cila nuk qau dhe ky ishte momenti kur kuptoi se e kishte humbur.

Ajo tha: “Më kujtohet mamia duke thënë, “Është shumë e freskët”. Ju vetëm dëshpërimisht, dëshironi që ajo të qajë dhe të bëjë një zhurmë.

Burimi / www.dailymail.co.uk

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com