Ushqimi i shëndetshëm është një nga faktorët kryesor për jetë të gjatë dhe të shëndetshme. Por, janë disa ushqime që përveçse janë të mirë për shëndetin e përgjithshëm, janë shumë të mira edhe për ngadalësimin e procesit të plakjes.
Peshku
Peshku pa dyshim është numri një. Me peshk thjesht nuk mund të gaboni.
Studimet tregojnë se ata që hanë shumë peshk, pothuajse nuk vuajnë kurrë nga sëmundjet e zemrës. Peshku është, siç dihet tashmë, jashtëzakonisht i pasur me yndyrna omega-3, të cilat stabilizojnë ritmin e zemrës dhe të mbrojnë nga kolesteroli.
Vaji i ullirit
Vaji i ullirit është i pasur me yndyra të ngopura dhe është shumë i mirë në luftën kundër kancerit dhe sëmundjeve të zemrës.
Çokollata
Ndoshta ushqimi më interesant dhe më i preferuar për ne është çokollata që kësaj radhe është në vendin e tretë. Është e pasur me kakao e cila është e mirë për enët e gjakut. Çokollata është e mirë (nëse konsumohet në kufij të arsyeshëm) për të parandaluar edhe disa forma të diabetit, sidomos diabetin e tipit 2.
Kosi
Kosi ngadalëson procesin e plakjes pasi është i pasur me kalcium, duke parandaluar kështu edhe sëmundjet që lidhen me eshtrat.
Boronicat, arrat, bajamet, lajthitë e të tjera janë në fund, por jo për nga rëndësia në procesin e plakjes. Parandalojnë sëmundjen e diabetit, por në të njëjtën kohë konsumimi i tyre ngadalëson plakjen.
Burimi / http://www.gsh.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.