Këshilla & Arsye

March 30, 2018 | 13:15

Nga Lira Gjika / Prindër! Sjelljet e fëmijëve janë pasqyra ku duhet të shohim dhe testojmë, sjelljen dhe etikën tonë

Ne të rriturit kur ndihemi vetëm, të fyer, të neglizhuar nga indiferenca e tjetrit dhe e të tjerëve, na pushton një inat dhe mos përmbajtje, sa harrojmë gjithçka dhe sillemi aq keq, madje edhe me ata, që nuk kanë asnjë faj, madje, janë edhe mbështetës. Ne shpërthejmë me veprime, ngritje zëri e fjalor të pakontrolluar.

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

I harrojmë të gjitha, edukatën, etikën, madje edhe fëmijët, që janë aty e shohin e dëgjojnë. Po, kur shohim një fëmijë, që kryen një veprim të paragjykuar “I keq”, reagojmë menjëherë, deri duke e penalizuar dhe etiketuar fëmijën. Gjithashtu i japim të drejtë vetes, që bëmë mirë, që e ndëshkuam fëmijën, sepse ai u soll keq, u soll paedukatë. Ajo, që është më e çuditshmja, asnjëherë nuk kujtohemi kur sillemi vetë në këtë mënyrë.

Edhe fëmija si ne, është keq dhe ka nevojë të jetë i ndihmuar. Të ndihmohet që të dalë nga gjendja e keqe që e “ka pushtuar”,por përkundrazi, gati shijojmë ndëshkimin që i bëmë fëmijës. As, që na shkon në mënd, që ta mendojmë veprimin si një rezultante e një gjendje emocionale të rënduar të fëmijës, pasi nuk di si të bëjë dhe të një modeli të ofruar nga mjedisi, më saktë nga ne, të rriturit.

Prindër, të rritur! Sjellja është pasojë. Sjelljet e fëmijëve janë pasqyra ku duhet të shohim dhe testojmë, në radhë të parë, sjelljen dhe etikën tonë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top