Mirëqenie

September 28, 2018 | 13:28

Ushqimet që përshpejtojnë metabolizmin dhe djegin yndyrën

Mënyra më e mirë për të humbur peshë është duke ngrënë një dietë të shëndetshme dhe të bëni ushtrime të rregullta fizike. Nëse konsumoni më pak kalori sesa ç’konsumoni zakonisht, padyshim se do të humbni peshë. Sidoqoftë, ka disa ushqime të cilat ju ndihmojnë ta shpejtoni rrugëtimin e humbjes së peshës dhe ta shpejtoni metabolizmin.

Dietat e mbushura me sasi të mëdha të proteinave janë trendi më i madh i fitnesit për momentin. Proteina është komponent i rëndësishëm i çdo qelize në trup – flokët dhe thonjtë janë kryesisht të përbëra nga proteina dhe trupi e shfrytëzon proteinën për të ndërtuar dhe riparuar muskujt.

Sasitë e larta të proteinave shpejtojnë metabolizmin, zvogëlojnë oreksin dhe ndryshojnë disa hormone që lidhen me rregullimin e peshës.

Më poshtë janë disa ushqime të cilat janë të mbushura me proteina dhe ju ndihmojnë të humbni peshë shpejt:

Peshku

Tuna dhe salmoni janë disa prej peshqve me më së shumti proteina – këto ushqime janë edhe të mira për zemrën pasi përmbajnë acide yndyrore omega-3.

Produktet arrore

Bajamet dhe kikirikët janë disa prej produkteve arrore me më së shumti vlera ushqyese. Ndonëse kanë shumë kalori, ato kanë shumë përfitime nëse konsumohen në sasi të moderuar.

 

Burimi / telegrafi.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top