Këshilla & Arsye

June 8, 2018 | 15:36

Ushqimet që stimulojnë dhimbjet e lindjes

Edhe pas 40 javësh pritjeje, ndodh që ndonjëherë dhimbjet e lindjes mund të mos jenë shfaqur ende. Në këto raste doktorët do të marrin në konsideratë përdorimin e medikamenteve për të stimuluar dhimbjet e lindjes. Por medikamentet nuk janë e vetmja mënyrë. Në fakt edhe disa ushqime të caktuara kanë veti që të stimulojnë dhimbjet e lindjes në mënyrë natyrale.

Më poshtë do të gjeni 5 ushqimet që i stimulojnë dhimbjet e lindjes në mënyrë efikase.

Ushqimet pikante

Pasi treten, ushqimet pikante kanë si veti të stimulojnë dhimbjet e lindjes, duke ndikuar në muret e mitrës dhe për pasojë mund të fillojnë kontraktimet. Gjithashtu ushqimet pikante kanë një përbërës të quajtur capsaicinë i cili i bën zorrët të lëvizin dhe të stimulojnë mitrën.

Ananasi

Ananasi përmban një enzimë të quajtur bromelain që është e njohur për aftësinë e saj për të zbutur qafën e mitrës duke bërë të mundur fillimin e kontraksioneve të cilat përgatisin muskujt për fillimin e lindjes. Ananasi është mirë të konsumohet i freskët dhe jo i konservuar. Gjithashtu mos e konsumoni në sasi të mëdha pasi mund të shkaktojë dhe diarre.

Uthulla balsamike

Kjo mrekulli e kulinarisë italiane është fantastike për të shoqëruar sallatën tuaj. Përveç shijes fantastike uthulla ka vetinë të stimulojë edhe dhimbjet e lindjes.

Çaj i qimnonit

Çaj i qimnonit i cili është i njohur për kurimin e fryrjes së barkut dhe problemeve të tjera me tretjen, ju ndihmon gjithashtu me stimulimin e dhimbjeve të lindjes. Vetëm një filxhan çaj qimnoni ka aftësinë për të stimuluar kontraksionet e mitrës.

Vaji i kastorit

Vaji i bërë nga farat e bimës së kastorit është përdorur në të shkuarën si një mënyrë për të stimuluar lindjen. Por megjithëse është shumë efektiv, kini kujdes të mos e përdorni përpara datës së lindjes pasi mund të shkaktojë edhe diarre.

Burimi / www.pernenat.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top