FB

December 20, 2025 | 16:00

Ushqimi, ekranet dhe zhvillimi: NeuroBalance i bashkon të gjitha në një plan

 

Nga PhD. MD. Albana Daka

Në shumë shtëpi sot, ushqyerja nuk është më një kulturë, është një zakon i shpejtë, i lodhur dhe shpesh i diktuar nga ajo që ofron industria ushqimore. Fëmijët po rriten mes paketave shumëngjyrëshe, shijeve “crunchy”, aromave artificiale dhe ekranit që tërheq më shumë vëmendje sesa pjatat e shtëpisë. Në këtë mes, familja ka humbur rolin e saj si edukatori kryesor i ushqimit.

albana-daka-3

Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëron prej vitesh se mbipesha dhe obeziteti në fëmijë janë në rritje të shpejtë, jo vetëm nga ushqimi i tepërt, por nga ai i gabuar. Ushqimet e përpunuara, me konservantë, ngjyra artificiale dhe shije të forta, krijojnë te fëmija varësi dhe çrregullim të oreksit. Studimet nga Harvard School of Public Health i quajnë këto produkte një “drogë e heshtur”: ato aktivizojnë qendrat e shpërblimit në tru, rrisin dopaminën dhe e bëjnë fëmijën t’i kërkojë sërish, edhe pa ndier uri.

Ushqimet shumë të përpunuara, sheqernat e tepërta, aromat artificiale dhe vaktet e konsumuara para ekranit ndikojnë negativisht te humori, fokusi, energjia dhe sjellja. Ekspozimi i hershem me teknologjinë dhe ekranet vonon gjuhën, çrregullon gjumin dhe ndikon në aftësitë sociale dhe emocionale. Faktorë të tjerë, si ndotja, pesticidet, metalet e rënda dhe kimikatet, ndikojnë mikrobiomën, sistemin imun dhe ekuilibrat hormonale. Të gjitha këto krijojnë një tablo të ndërlikuar që mund të manifestohet me probleme të fokusit, irritim, mungesë qetësie, lodhje, çrregullime të tretjes dhe vështirësi në zhvillim.

capture

Për këtë arsye FitHealth ka krijuar paketën NeuroBalance, një qasje të plotë diagnostike që synon të zbulojë shkaqet biologjike, ushqimore dhe mjedisore të sfidave të fëmijës. NeuroBalance përfshin: mineralogramën, check-up të vitaminave dhe mineraleve, mikrobiomën intestinale, testin e acideve organike (OAT), testet gjenetike MTHFR, një regjim ushqimor të personalizuar dhe protokoll suplementimi të përshtatur sipas analizave.

Qëllimi i kësaj pakete është të ofrojë një plan të qartë, të sigurt dhe të individualizuar, i cili ndihmon në përmirësimin e humorit, përqendrimit, gjumit, tretjes dhe ekuilibrit emocional tek fëmijët. NeuroBalance i bashkon të gjitha dimensionet në një plan të vetëm për të mbështetur zhvillimin e shëndetshëm të fëmijës në kohët moderne.

 

ADRESA: Rr. “Jordan Misja”, Pallati Panorama, Shkalla 2, Apartamenti 3, Tiranë
Tel: 04 22 22 572 | +355 67 41 37 773 | fithealth.al | Klinika Fit Health

[email protected] | www.fithealth.al

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top