Mirëqenie

November 27, 2017 | 9:32

Ushqimi për fertilitetin: Çfarë duhet të hani më shumë dhe pse

Shumica prej nesh, kur mendojmë për trajtimin e fertilitetit, zakonisht mendojnë për ekzaminime të specializuara, medikamente të fuqishme dhe procedura të teknologjisë së lartë.

1

Megjithatë, ushqime dhe pije të ndryshme mund të na vijnë, ose jo në ndihmë.

Nëse ju dëshironi të bëheni nënë, ekspertët këshillojnë që të përqëndroheni në ushqimet e mëposhtme, në mënyrë që të rrisni shanset e konceptimit.

  • Ushqime të pasura me vitamina B, E dhe të pasura me fibra
  • Fruta dhe perime, të pasura me vitaminë C dhe antioksidantë
  • Mish dhe fasule, të pasura me proteina, zink dhe hekur
  • Produktet e qumështit me yndyrë të ulët, të pasura me proteina dhe kalcium
  • Salmon, Tuna, të pasura në yndyrën Omega-3. Ato ndihmojnë në zhvillimin e sistemit nervor të foshnjës dhe të trurit.

 

Çfarë duhet të zvogëloni?

  • Kujdes nga çaji dhe infuzionet
  • Ju me të vërtetë duhet të shikoni bimët që ju përshtaten në dietën tua. Disa barëra, duhet të shmangen.
  • Kujdes nga ushqimi i detit-Mos hani sushi apo ndonjë peshk tjetër të papërpunuar
  • Qëndro e hidratuar
  • Kujdes me kafeinën. Niveli i lartë i kafeinës ndërhyn dhe ndikon në konceptim.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top