Këshilla & Arsye

October 19, 2018 | 14:37

Ushqimi që nuk duhet konsumuar asnjëherë para se të flini…

Trupit i nevojitet gjumi në mënyrë që të funksionojë siç duhet. Mungesa e gjumit është gjithmonë gjë e keqe për shëndetin mendor dhe atë fizik. Sipas ekspertëve, personat që rregullisht kanë probleme me gjumin janë më të rrezikuar nga obeziteti, sëmundjet e zemrës dhe diabeti.

Një nutricionist i njohur ka thënë se duhet të shmangni avokadon para gjumit, pasi ky frut mund t’ju lë pa gjumë gjithë natën. Rob Hobson, nutricionist në ‘Ryvita’, thotë se avokado përmban një aminoacid i cili stimulon trurin. Hobson thotë se mënyra e të ushqyerit, bashkë me faktorët tjerë të stilit të jetesës, ndikojnë në zgjidhjen e problemeve me gjumë.

Ai thotë se avokado, produktet arrore dhe salca e sojës përmbajnë një aminoacid të quajtur tiramine, i cili shkakton lirimin e një hormoni të quajtur norephinephrine e që stimulon trurin.

Për një gjumë më të mirë, ai thotë të provoni të shtoni më shumë vitaminë B6 në dietën tuaj, ndërkaq burime të mira të kësaj vitamine janë patatet e ëmbla, tofu-ja dhe bananet. 

 

Burimi / telegrafi.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top