Ushqyerja me gji redukton me 23% shanset për t’u prekur nga goditja në tru. Pas shqyrtimit të faktorëve të rrezikut siç janë mosha dhe sëmundjet gjenetike, hulumtuesit e Universitetit të Kansasit zbuluan se rreziku i goditjes ishte ulur me 23% për të gjitha gratë që kishin ushqyer me gji.
Pavarësish kësaj, nuk ishte e mundur të krijohej një marrëdhënie shkak-pasojë ndërmjet ushqyerjes me gji dhe gjasave të reduktuara të goditjes, gjë që do të thotë se mund të merren në konsideratë faktorë të tjerë mbrojtës.
Të paktën 6 muaj
Megjithatë, studiuesit ishin në gjendje të lexonin këto të dhëna në bazë të shumë karakteristikave dhe efektet e ushqyerjes me gji mbetën prioritet. Kjo është arsyeja pse gratë shtatzëna duhet të marrin në konsideratë vendimin për dhënien e gjirit si pjesë e planit të lindjes dhe të vazhdojnë të ushqejnë me gji për të paktën 6 muaj, në mënyrë që të marrin sa më shumë përfitime për vete dhe për fëmijën.
E barabartë me një ilaç për të shpëtuar jetën
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ushqyerja me gji i jep fëmijës ushqimin e nevojshëm për rritje të shëndetshme, duke e mbrojtur atë nga infeksionet dhe sëmundjet dhe duke promovuar një zhvillim më të mirë fizik dhe njohës. Implikimet pozitive për jetën dhe shëndetin e nënës janë gjithashtu të dukshme: periudhat më të gjata të dhënies gji reduktojnë rrezikun e kancerit të gjirit, vezoreve dhe hipertensionit.
Burimi / pernenat.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.