Këshilla & Arsye

July 27, 2017 | 9:46

Ushtarët kanë dy herë më shumë gjasa të bëjnë vetëvrasje, nëse ndodh në ngjarje e tillë në radhët e tyre

Ushtarët kanë më shumë gjasa të bëjnë vetëvrasje nëse një ushtarak tjetër në radhët e tyre ka kryer vetëvrasje, paralajmëron një studim i ri.

1

Psikiatrët analizuan të dhënat e 9,512 ushtarëve të angazhuar në detyrë aktive që u përpoqën të bënin vetëvrasje në mes të viteve 2004 dhe 2009. Ata zbuluan se disa prej tyre tentonin të kryenin vetëvrasje, pasi kishin pësuar një ngjarje të tillë nga kazerma e tyre.

Studimi, nga Universiteti i Shërbimeve Uniforme të Shkencave të Shëndetit në Maryland hedh dritë mbi strategji të reja të mundshme për të frenuar vetëvrasjet në mesin e ushtarakëve.

Shkalla e vetëvrasjes në mesin e ushtarëve arriti kulmin midis viteve 2005-2009, pasi forcat luftarake u kthyen nga misione  në Irak dhe Afganistan. Për herë të parë në dekada, normat e vetëvrasjes tejkaluan nivelet civile. Dr. Ursano, një specialist në çrregullimet e stresit post-traumatik, kërkoi të hetonte çdo efekt që mund të nxiste normat e vetëvrasjes.

Në mesin e 9,512 ushtarëve, ushtarët në një njësi me pesë ose më shumë përpjekje për vetëvrasje kishin më shumë se dyfishin e shanseve për të kryer vetëvrasje, sesa ushtarët në një njësi pa përpjekje për vetëvrasje.

Megjithatë gjetjet mund të mos jenë përgjithësuese, pohojnë studiuesit.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top