FB

May 24, 2025 | 16:30

Ushtrimet e përditshme përmirësojnë shëndetin mendor të adoleshentëve, por teprimi mund të ketë efekt të kundërt

 

Një studim në shkallë të gjerë, sugjeron se aktiviteti fizik lidhet me përmirësimin e shëndetit mendor tek adoleshentët, por vetëm deri në një pikë të caktuar. Duke përdorur pajisje të posaçme për matjen e aktivitetit dhe të dhëna nga imazheria e trurit, studiuesit zbuluan se nivelet e moderuara të ushtrimeve fizike ishin të lidhura me më pak probleme emocionale dhe mendore, ndërsa ushtrimet e tepruara nuk sjellin të njëjtin përfitim.

adoleshente-aktiviteti-fizik

Gjetjet e studimit zbuluan gjithashtu lidhje të caktuara në aktivitetin e trurit dhe shenja gjenetike që mund të ndihmojnë në shpjegimin e mënyrës se si aktiviteti fizik ndikon pozitivisht në mirëqenien mendore gjatë kësaj faze kritike të zhvillimit.

Adoleshenca është një periudhë e zhvillimit të madh të trurit dhe ndryshimeve të theksuara emocionale. Shumë çrregullime të shëndetit mendor, si ankthi dhe depresioni, shfaqen për herë të parë pikërisht në këtë periudhë. Edhe pse ka dëshmi të forta se aktiviteti fizik përmirëson shëndetin mendor te të rriturit, ende nuk është plotësisht e qartë se sa ushtrime janë të përshtatshme për të rinjtë, apo cilët mekanizma të trurit ndikohen.

Ky studim i ri synoi të përgjigjej ndaj këtyre pyetjeve duke analizuar se si lloje dhe sasi të ndryshme të aktivitetit fizik lidhen me shëndetin mendor në fillim të adoleshencës, si dhe duke eksploruar rrugët neurobiologjike dhe gjenetike që mund të shpjegojnë këto lidhje.

“Problemet e shëndetit mendor në adoleshencë janë një shqetësim i rëndësishëm për shëndetin publik në mbarë botën. Edhe pse aktiviteti fizik është lidhur me përmirësim të shëndetit mendor tek të rriturit, provat për fëmijët dhe adoleshentët janë të përziera,” thanë autorët e studimit, profesori Jie Zhang nga Universiteti Fudan dhe studenti i doktoraturës Gechang Yu nga Universiteti Kinez i Hong Kongut. Studimi u publikua në revistën Psychiatry Research.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top