Mirëqenie

November 1, 2017 | 11:40

Ushtrimi më i lehtë për një jetë më të gjatë

Aktiviteti fizik, duke përfshirë vetëm ecjen, lidhet me një rrezik më të ulët të sëmundjeve të zemrës, diabetit të tipit 2 dhe deri në një farë shkalle, kancerit të gjirit dhe zorrës së trashë. Ecja ul shënuesit e disa prej këtyre sëmundjeve, të tilla si niveli i insulinës, kolesterolit dhe presionit të gjakut. Studimi ACS, i botuar në revistën amerikane “Journal of Preventive Medicine”  19 tetorit 2017, zbulon gjithashtu një lidhje të fortë midis ecjes dhe zvogëlimit të rrezikut të vdekjes nga sëmundje të frymëmarrjes.

 

Në përgjithësi, sa më shumë që ecni, aq më i ulët është rreziku juaj. Studiuesit nuk gjetën një ndryshim të rëndësishëm midis nivelit më të ulët dhe tejkalimit të niveleve të rekomanduara tek njerëzit për të cilët ecja është aktiviteti i tyre i vetëm fizik.

Përveç parandalimit të sëmundjeve dhe jetëgjatësisë, ecja dhe aktivitete të tjera fizike shoqërohen gjithashtu me një shëndet më të mirë mendor dhe funksionim të përmirësuar njohës. Duke qenë se ecja është një ushtrim i lirë dhe i përshtatshëm që mund të praktikohet kudo pa pajisje të posaçme, studiuesit e përshkruajnë  si një ushtrim të përsosur për burrat dhe gratë e moshuara që janë të aftë.

Ekspertët e Shkollës Mjekësore të Harvardit theksojnë se ecja mund të jetë po aq efektive sa ilaçet për lehtësimin e stresit dhe depresionit.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top