Këshilla & Arsye

November 1, 2017 | 12:00

Rrëfimi i Visar Zhitit: dëshmi ku lidhen dy kohë e dy breza me poezinë dhe dhimbjen

“Si na erdhi ai, i ndaluari…” është një rrëfim ngulmues me befasira, ku lidhen si me një fjongo të errët dy kohë e dy breza me dëshmi poezinë dhe dhembjen. Ky takim dritë-hijesh që vazhdojnë dhe në të përtejmen, përbën një përsiatje për të kuptuar më mirë veten si një e vërtetë dramatikisht e bukur.

…ishte interesant, por dhe narcist… mos janë ca si egocentrikë ata që i ka përkëdhelur regjimi? Me këtë okelio hapet libri në faqet e para të tij.

visari-zhiti-1

“Ndiej nevojën e një rrëfimi, si në kishë, i gjunjëzuar para ikonës… së tim biri. Ai nuk do të më përgjigjet, e ka të pamundur tani… ah! Dhe e di, radhën do ta kishin çështje të tjera… që më therin shpirtin, por nuk do të hapja dot gojë, më ka ngrirë. Atëherë ky rrëfim do të jetë arsye për të folur, ndërkaq plotësoj edhe njërën nga porositë. Poeti sipas Atjonit. Mbase këtu duhet të mbetem”.

Nëpërmjet kësaj trinie përmblidhen këtu një sprovë e thukët, shoqëruar me brilante nga krijimtaria e Jevtushenkos, si dhe një përshkrim udhëtimi në vendin e tij me frymëzime nga andej, të përziera si rrallëherë në një libër. Ky takim dritëhijesh, që vazhdojnë dhe në të përtejmen, përbën një përsiatje për të kuptuar më mirë veten si një e vërtetë dramatikisht e bukur”, njofton botuesi për librin e ri të Zhitit. Diktatura, letërsia, prapaskenat politike, miqtë dhe “armiqtë” mbushin vizitën e “të ndaluarit”, Jevtushenkos, në Shqipëri.

Në morinë e rrëfimeve dhe mendimeve të Zhitit për sa më sipër, po shkëpusim disa faqe mbi raportin e Enver Hoxhës me artin dhe letërsinë, si e përdorte për qëllimet e veta, vizitën e Jevtushenkos në Tiranë dhe natën në vilën e ish-kryeministrit të vetëvrarë. Në rrjedhën e rrëfimeve, Zhiti shkëput edhe dy momente që e kanë lidhur me Edi Ramën artist dhe kryeministër; dikur në Lushnjë, kur Visari punonte në një fabrikë tullash dhe në kohën kur diskutohej emërimi i tij si ambasador i Shqipërisë në Vatikan. Një pjesë të këtij rrëfimi mund ta lexoni në gazetën Panorama të ditës së sotme.

libri-omsca-1

Titulli: Si na erdhi ai, i ndaluari…

Autori: Visar Zhiti

Redaktor: Loredan Bubani

Shtëpia Botuese: OMSCA-1

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top