Shpeshherë ne ankohemi që nuk kemi mundësi të gjejmë kohë për t’u stërvitur. Por, sipas një studimi të kryer së fundmi, do ju duhen vetëm 4 sekonda stërvitje për të patur një rezultat të shkëlqyer.
Studiuesit u shprehën se mjaftojnë vetëm katër sekonda vrap, me shpejtësi të plotë, për një distancë të shkurtër, çdo orë, për të djegur yndyrnat dhe për të mbajtur trupin në formë.
Kjo është shumë efektive, sidomos për individët që qëndrojnë ulur për një kohë shumë të gjatë. Për këtë ushtrim këshillohet të bëhen lëvizje edhe me anë të një biçikletë të palëvizshme.
Studiuesit shprehen se në ato katër sekonda digjet shumë yndyrë dhe kjo çon në nivele më të ulëta të triglicerideve. Trigliceridet janë një yndyrë në gjak, e cila mund të rritet si pasojë e konsumimit të ushqimeve me shumë yndyrë ose me shumë kalori. Nivelet e larta të triglicerideve mund të rrisin rrezikun e sëmundjeve të zemrës.
Sipas studimit, pasiviteti fizik i karakterizuar nga qëndrimi ulur për një kohë të gjatë rrit rrezikun për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës. Autori kryesor i studimit, Ed Coyle shprehet: Kur qëndroni ulur për pjesën më të madhe të ditës, ushtrimi intensiv për vetëm 4 sekonda vendos në lëvizje gjithë trupin tuaj.
Burimi / tvklan.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.