Në fokus

November 12, 2018 | 10:39

Vaj peshku apo vitaminë D? Ja përgjigjja e studimit të fundit…

Vaj peshku apo vitaminë D? Studimet e fundit japin përgjigje të shumëpritura për ata që përfitojnë dhe ata që nuk përfitojnë nga këto lëndë ushqyese.

Sipas një hulumtimi të fundit as vitamina D dhe as vaji i peshkut nuk parandalojnë kancerin apo problemet serioze të zemrës tek njerëzit e shëndetshëm dhe të moshuar.

“Në përgjithësi, studimet treguan se as vaji i peshkut as vitamina D, nuk ulin rrezikun e sëmundjeve të zemrës apo kancerit”,-tha studiuesi Lawrence Fine.

Studimi u prezantua në ‘American Heart Association Scientific Sessions’.

Në projekt u përfshinë 26.000 njerëz të moshës 50-vjeç e lart që nuk kanë vuajtur më parë nga kanceri apo sëmundje të zemrës. 20% e pjesëmarrësve ishin afrikano-amerikanë.

“Ky është ekzaminimi më i fortë dhe më definitiv”,- tha Clifford Rosen, një shkencëtar i Maine Medical Center Research Institute, i cili nuk ishte përfshirë në studim.

 

Burimi / OraNews

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top