Vaji i kokosit është padyshim një ndër vajrat më popullorë në ditët e sotme dhe ka një numër shumë të madh përfitimesh si shëndetësore, po ashtu edhe bukurie.
Duke e përdorur rregullisht këtë produkt, lëkura juaj do të ketë shumë përfitime dhe do të dukeni gati 10 vite më të reja.
Krem depilimi
Kremrat komerciale të depilimit janë plot me kimikate të dëmshme, ndërkohë që ky vaj lehtëson lëkurën dhe e hidraton atë.
Variçet
Për të trajtuar apo shëruar variçet thjesht masazhoni zonat e prekura me vaj kokosi.
Ndihmon lëkurën
Është vaji ideal për të ushqyer lëkurën, për të luftuar rrudhat, për ta bërë atë të butë dhe elastike. Mjafton të aplikoni vajin e kokosit në lëkurë çdo natë përpara se të flini dhe lëreni atë të veprojë gjatë gjithë natës.
Krem celuliti
Ky vaj i mrekullueshëm është gjithashtu perfekt për celulitin. Thjesht përziejini me mjaltë dhe vendoseni në zonat e prekura. Lëreni të veprojë deri në mëngjes. Pas disa javësh, celuliti do të zhduket plotësisht.
Krem për duart
Aplikojeni vajin e kokosit tek duart dhe do të vini re menjëherë efektet.
Burimi / Panorama ONLINE
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.