Këshilla & Arsye

September 11, 2018 | 8:59

“Vajza e dikurshme”, një triller psikologjik magjepsës ku personazhet zbulojnë pak nga pak sekretet e jetëve të tyre

 

…Në fund të fundit, mendoj, njerëzit kur flasin përdorin vazhdimisht të njëjtat fraza dhe forma gjuhësore. Të njëjtën barsoletë ua tregojmë njerëzve të ndryshëm, madje ndonjëherë ua përsërisim atyre që ua kemi treguar më parë, dhe çdo herë përdorim të njëjtat fjalë. E kush nuk bie në përsëritje, herë pas here? A nuk janë “nevoja për përsëritje” dhe “rikrijimi i së shkuarës”, fjalë të mëdha akademike që thonë vetëm se të gjithë jemi krijesa të zakonit?…

… Ka lezet të lë një libër hapur ndërsa gatuaj dhe ta marr më pas për ta lexuar duke ngrënë. Ia vlen të kesh një tas me fruta mbi banakun e kuzhinës nga ku mund të hash ndonjë syresh, herë pas here…

Këto janë fragmente nga romani më i fundit i propozuar nga Shtëpia Botuese PEGI. “Vajza e dikurshme” është një triller psikologjik, që ngërthen fatin e dy grave: të mirën dhe të mistershmen, në një vorbull dysie, vdekjeje dhe mashtrimi.

untitled

… E dëshpëruar për të gjetur një vend për të jetuar, Ema përfundon në shtëpinë e rrugës “Folgejt”. Shtëpia është vërtet një mrekulli: dizajn minimalist, ku ndërthuren xhami, guri i lëmuar dhe tavanet e varura. Por, arkitekti i mistershëm që e ka ndërtuar, ngulmon se banorët duhet të jetojnë sipas disa rregullave të rrepta. Shtëpia është ndërtuar me qëllimin e vetëm që t’i ndryshojë banorët e saj, dhe ashtu ndodh…

Pas një tragjedie vetjake, Xhejni ka nevojë t’ia nisë nga e para, dhe rruga “Folgejt” duket vendi i përkryer. Pak pasi vendoset në shtëpinë e re, merr vesh për fatin e Emës,

qiraxheshës së parë. Në historinë që i shfaqet pak nga pak, ka shumë zona të errëta. Teksa përpiqet të ndajë të vërtetën nga gënjeshtra, befas e shkuara nis të marrë jetë.

Një triller psikologjik magjepsës, një nga librat më të shitur të vitit dhe i përkthyer në mbi 40 gjuhë të botës, “Vajza e dikurshme” ndërthur fatin, në dukje të mbarë, të një gruaje me fundin e mistershëm të një tjetre, në një kaleidoskop hipokrizie, mashtrimi dhe vdekjeje.

“Jeni të lutur të bëni një listë të çdo gjëje që është thelbësore për ju.” Kjo kërkesë e çuditshme dhe e bezdisshme do të jetë nisja e një rrugëtimi me pasoja shkatërrimtare.

Kritika

Një triller psikologjik gozhdues… Me saktësi dhe elegancë, Delaney zhvesh personazhet nga sekretet e tyre, pak nga pak, derisa del në shesh e vërteta e kulluar dhe pa zbukurime. Publishers Weekly

“Vajza e dikurshme” ka një ritëm të shpejtë… Delaney servir pyetje të lidhura me etikën në faqe të veçanta, përgjatë gjithë librit… Gjetja më gjeniale: nuk na jepen përgjigjet e asnjërës prej grave. The New York Times

Do t’ju bëhet fiksim ky roman rrëqethës për një grua që gjen shtëpinë e ëndrrave… derisa zbulon fatin e mistershëm të banores së mëparshme. Cosmopolitan

Garanci e padiskutueshme: nuk do ta hiqni dot nga dora këtë libër. Lexuesit e librave “Vajza e zhdukur” dhe “Vajza në tren” do të kuptojnë se ka rrëfime edhe më emocionuese. American Booksellers Association

Dy gra ndikohen ndjeshëm nga shtëpia e tyre e mrekullueshme në këtë triller psikologjik, që do të përshtatet për ekranin e madh nga Ron Howard. Variety Delaney ka krijuar një situatë vërtet të frikshme dhe tërheqëse në shtëpinë e rrugës “Folgejt”. […] Struktura e romanit gërshetohet mes rrëfimeve të Emës, para, dhe të Xhejnit, pas, teksa të dyja fillojnë të dyshojnë për fatin e tyre të mirë. Faqet do t’ju ikin pa e kuptuar. USA Today

Shtëpia ka një të kaluar të errët dhe një pronar jo tamam mikpritës. New York Post

Delaney shkruan me hir dhe me saktësi të habitshme, aq sa i skalit personazhet, kurse sekretet e tyre i zbulon pak nga pak.  Publishers Weekly

Marramendës, befasues e, mbi të gjitha, drithërues – modeli i përkryer i një trillerinpsikologjik. Lee Child

“Vajza e dikurshme” duhet të rrijë domosdo në krye në romaneve më të mira triller. The Washington Post

Autori

antiny-cappella

JP Delaney është pseudonimi i autorit Anthony Capella, i lindur në Ugandë, më 1962. Studimet e larta i ka kryer në Kolegjin St. Peter, në Oksford, ku u diplomua për letërsi angleze. Romanet e tij janë përkthyer në më shumë se nëntëmbëdhjetë gjuhë dhe janë përdorur si skenarë filmash të suksesshëm.

untitledTitulli: Vajza e dikurshme

Autori: JP Delaney

Përktheu: Blendi Salaj

Zhanri: Roman

Data e botimit: Shtator 2018

Numri i faqeve: 338

Çmimi: 1000 lekë

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top