Dëshmi

March 21, 2022 | 10:00

Vajza e vogël me sindromën ‘Down’ bëhet modele e River Island

Grace Castle, nga Leeds, është vetëm pesë vjeç, por ajo tashmë ka një njohje mjaft të madhe.

197a5900-a5f2-11ec-a9db-bb9730b37906

Grace, e cila u diagnostikua me sindromën ‘Down’ në lindje, filloi të modelonte vetëm dy vjet më parë, madje tashmë ka bërë xhirime për River Island dhe JD Sports. Mami Linda Castle, 44 vjeç, nuk mund të ishte më krenare se kaq për vajzën e saj. Linda, e cila drejton një kafene në Garforth, tha: “Është vërtet interesante ajo që ne e perceptojmë si bukuri, sepse jemi mësuar të shohim lloje “joreale” të njerëzve. Miqve të saj nga grupet mbështetëse u pëlqen ta shohin atë atje, sepse të gjithë duan të shohin dikë që u ngjan atyre. Jam shumë krenare që shoh njerëz të ndryshëm që fillojnë të përfaqësohen dhe mendoj se media po bën një hap të madh. Ka ende një rrugë të gjatë për të bërë për të ndryshuar atë që ne e perceptojmë si normale, por është freskuese të shohësh markat duke u bërë më integrale dhe reale në qasjen e tyre.”

little-girl-with-downs-syndrome-becomes-river-island-model

Mamaja e saj e përshkroi ditën kur Grace lindi si jë nga ditët më të lumtura të jetës së saj. “Kur ajo mbushi tetë muajsh,” shtoi Linda, “filluam të kërkonim në internet për grupe mbështetëse për të parë se çfarë kishte për situatën e saj. Ishte një diagnozë befasuese dhe ne po përpiqeshim të kuptonim se çfarë mund të bëhej për situatën e saj. Ne hasëm në një grup në Scunthorpe i cili fillimisht bënte kërcim dhe dramë për fëmijët me vështirësi në të mësuar, por më pas u bë një agjenci modelimi dhe donim ta provonim për pak argëtim.”

0_pay-1_mmh_main

Në dy vitet që kur filloi modelingun, Grace ka pozuar për aktorë të mëdhenj të industrisë së modelingut, duke përfshirë CBeebies, Children in Need dhe JD Sports, si dhe ka siguruar rezervime të përsëritura për River Island. Linda tha: “Gjatë Covid-it, ishte vërtet e qetë, atëherë ishte një surprizë e vërtetë të shihja të gjitha këto prenotime të hynin. Kohët e fundit kemi fluturuar në Spanjë për një xhirim, Grace e do absolutisht kamerën dhe ia kalon shumë mirë duke e bërë atë. Gjatë xhirimeve të River Island, ajo thjesht luan dhe argëtohet dhe ata i bëjnë foto të sinqerta. Është e gjitha vetëm për pak argëtim dhe paratë mund të shkojnë për të ardhmen e saj.”

 

Përgatiti K.I / Burimi metro.co.uk

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top