Marrëdhënie

July 20, 2018 | 11:20

Vajza, këto janë shenjat që tregojnë se ai të pëlqen

Për të kuptuar mendimin e një mashkulli rreth jush mos u mundoni ta pyesni në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të hamendësoni. Ju duhet vetëm të vini re qëndrimin e tij. Pavarësisht mendimeve të ndryshme për këtë temë, është i pamohueshëm fakti se gjestet fizike dhe qëndrimi i dikujt shpreh shumë për qëllimet e vërteta të tij.

Brightside ka sjell qëndrimet më të zakonshme të meshkujve, të cilat shfaqin ndjenjat e tyre të vërteta. Kjo është një mënyrë shumë e besueshme ku ju mund të mbështeteni për të kuptuar në qoftë se ai ndjen me të vërtetë për ju apo jo.

  1. Ai prek flokët e tij butësisht.

Në këtë mënyrë, meshkujt përpiqen ti japin vetes siguri dhe besim në vetvete. Ky rregull vlen dhe për femrat duke qene se, pavarësisht gjinisë, kur shohim një person tërheqës reagojmë në mënyrë instiktive për t’u dukur sa më interesantë.

  1. Mban duart afër belit.

Në qoftë se një mashkull i mban duart e tij përgjatë belit, si për shembull në xhepa ose duke i vendosur në bel është duke treguar forcën e tij. E njëjta përshtypje transmetohet kur ai i mban këmbët e hapura larg njëra tjetrës kur është i ulur.

  1. Zë sa hapësirë të jetë e mundur

Kur dy kafshë të gjinisë mashkullore janë duke luftuar për vëmendjen e femrës përdorin një teknikë që ka të bëjë me fryrjen e puplave ose gëzofit të tyre, në mënyrë që secili të duket sa më i madh i mundshëm. Pak a shumë e njëjta gjë vlen dhe në ditët e sotme kur meshkujt ‘fryhen në prani të një femre’.

  1. Ai merr një pozë të hapur

Gjatë situatave shoqërore në mënyrë të pavetëdijshme ne marrim një qëndrim të hapur përkundrejt personit që shfaqim interes. Bëni mirë t’i shikoni këmbët e tyre sepse zakonisht njerëzit sillen rrotull për t’u përballur me njeriun që duan në dukje pa qëllim por është e dukshme kur kjo ndodh.

  1. Ai është elokuent

Në qoftë se një mashkull flet më shumë ne praninë tuaj kjo është një shenjë që ai dëshiron t’ju lërë përshtypje.

  1. Ai kopjon qëndrimin tuaj

Kur një mashkull merr një qëndrim të përafërt me ju, ai po përpiqet t’ju kuptojë dhe gjen të përbashkëta midis jush.

  1. Shprehitë e tij përçojnë emocion.

Nëse një mashkull ju pëlqen, shprehjet në fytyrën e tij do të jenë më miqësore. Shikimi i tij i përhumbur tek ju tregon se tashmë është i marrosur, madje ai bëhet nervoz dhe mund të skuqet.

 

Burimi / Intv.al

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top