Studiuesit e Universitetit “British Columbia” kanë intervistuar 326 fëmijë të moshave nga 7 deri në 13 vjeç, se si i ndanin punët e shtëpisë mes prindërve dhe se cilat ishin ato që ata dëshironin të bënin kur të rriteshin. Është shumë interesant fakti se predikuesi më i fortë në përgjithësi për ambiciet e karrierës së vajzave në të ardhmen, rezultonte të ishte pikërisht kryerja e punëve të shtëpisë nga ana e babait.
Nëse këto të fundit ndaheshin në mënyrë të barabartë mes baballarëve dhe mamave, vajzat paraqisnin në përgjithësi objektiva më të qartë për sa u përket punëve dhe karrierës që do të donin të bënin kur të rriteshin. Sipas këtij studimi, por edhe të tjerëve që janë bërë më parë, interesimi dhe shprehja e ndjenjave të babait për vajzat ka një ndikim shumë të madh tek ato. Ndaj, përgjegjësia e prindërve është të japin edhe në përditshmëri modele të qarta që i përkasin barazisë gjinore, duke pasur parasysh edhe efektet ndërpërgjithësuese mbi besimin dhe aspiratat e fëmijëve, djem apo vajza qofshin ata.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.