Marrëdhënie

September 21, 2016 | 8:02

Martesa e hapur

 Divorci është i lodhshëm, i kushtueshëm dhe shumë i dëmshëm për psikikën tonë, për më tepër kur në mes janë fëmijët. Kështu që, për rrjedhojë, disa çifte preferojnë të zgjedhin atë që quhet martesë e hapur, në mënyrë që të shmangin pakënaqësitë e shkaktuara nga divorci.

Çfarë do të thotë martesë e hapur?

Martesa e hapur nënkupton se tashmë partnerët e kanë kaluar periudhën e “zënkave”, sepse ata e kanë kuptuar prej kohësh se kanë nevojë për diçka tjetër.

Është pothuajse e njëjtë me një lidhje të hapur. Partnerët kalojnë shumë kohë bashkë, por takohen dhe me njerëz të tjerë, pa i kërkuar njëri-tjetrit llogari për këtë. Në marrëdhënien e hapur, pasojat e kësaj loje kanë një ndikim më të vogël mbi partnerët. Sepse kjo karakterizon, në përgjithësi, fillimin e një marrëdhënieje në çift. Por nuk është një rregull i përcaktuar. Martesa e hapur nënkupton se tashmë partnerët e kanë kaluar periudhën e “zënkave”. Ose ndoshta ato as nuk kanë ndodhur, sepse ata e kanë kuptuar prej kohësh se kanë nevojë për diçka tjetër. Nuk duhet të mohojmë faktin se kjo është një thikë me dy presa. Nga një anë, bashkëshortët tregojnë një shenjë maturie duke pranuar problemin e tyre, në vend që të vazhdojnë ta akuzojnë njëri-tjetrin se nuk janë më të kënaqur nga mbarëvajtja e marrëdhënies së tyre. Është më mirë të pranojnë në mënyrë realiste situatën dhe t’i minimizojnë sa më shumë dëmet, të cilat prishin harmoninë e çiftit. Por kjo është e vlefshme vetëm në rastin kur të dy partnerët janë dakord për gjendjen e lidhjes së tyre. Sepse nëse njëri prej tyre ende shpreson në një marrëdhënie me gjithçka që ajo implikon, tensionet do të përshkallëzohen, pavarësisht se në dukje partneri tjetër e pranon idenë e martesës së hapur. Një marrëdhënie e tillë nuk është shembulli më i mirë që mund të marrin fëmijët, sepse s’është ideali i duhur i një marrëdhënieje të shëndetshme. Është më tepër një kompromis, një e keqe, e cila mund të parandalojë një tjetër të keqe. Ka mundësi që një lidhje jashtë shtratit bashkëshortor të pengojë të kalosh më shumë kohë me familjen, pavarësisht se tensionet midis çiftit janë më të pakta se më parë. Varet vetëm nga partnerët të gjykojnë me kthjelltësi se cila prej mundësive është më pak e dëmshme, sidomos kur nga marrëdhënia e tyre kanë ardhur në jetë edhe fëmijë. Nuk duhet harruar se një martesë e hapur është zakonisht rezultati i disa rrethanave të pazakonshme. Gjithashtu, nuk duhet harruar se ka mundësi që asnjëri prej të dyve të mos ndihet rehat me diçka që implikon një martesë e hapur, në çastin kur ajo të jetë fakt. Ndaj e mira është që të dy partnerët të përpiqen përpara këtij vendimi, të sigurohen se është e vetmja dhe më e sigurta mënyrë për ta mbajtur lidhur martesën.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top