Këshilla & Arsye

March 5, 2016 | 6:12

Vajzat mësojnë nga nënat zakonin e të ngrënit

Prindërit shërbejnë si model për fëmijët e tyre në shumë aspekte jetësore. Ky studim konstaton se fëmijët vajza janë të prekura nga modeli mëmësor për sa i përket zakonit të të ngrënit. Modeli i imituar nga nëna mund të shkaktojë sjellje të dëmshme kundrejt ushqimit, deri në çrregullime serioze. Një vajzë që sheh nënën gjithnjë në dietë, duke folur negativisht për ushqimin, peshën etj., mund të jetë viktimë e zakoneve të dëmshme ndaj ushqimit. Një aspekt që vërteton se vajzat janë më shumë të prekura nga ky zakon sesa djemtë, është se pritshmëritë e nënave për të pasur një vajzë të bukur dhe në formë janë më të dukshme. Vajzat pëlqejnë t’i ngjajnë nënës, dhe procesi i ndërtimit të identitetit manifestohet rreth moshës 3-4 vjeç.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top