FB

June 19, 2021 | 8:30

Vajzat sportive janë më të shëndetshme dhe jetëgjatë

Aktiviteti sportiv rreth 80 minuta në javë gjatë adoleshencës, ndikon që te vajzat të ulet rreziku i vdekjes nga tumori me 16%. Sipas të dhënave të botuara në revistën “Cancer epidemiology, biomarkers & prevention” ekziston një lidhje e madhe mes sportit dhe parandalimit të tumoreve.

Sipas studimit me rreth 75 mijë femra kineze të moshës 40-70 vjeçe, sporti dhe lëvizja gjatë adoleshencës lidhet me një ulje të vdekshmërisë, pavarësisht nga faktorët e tjerë, si stili i jetesës ose gjendja socio-ekonomike.

Sipas studiuesve, çdo gjë varet nga fakti se lëvizja forcon sistemin imunitar, ul nivelet e inflamacionit dhe insulinës, përmirëson nivelet e kolesterolit dhe mban nën kontroll tensionin e gjakut, faktorë që ndikojnë në një jetë të gjatë dhe të shëndetshme.

 

 

Përgatiti: Manjola EREQI / Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 158

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top