FB

April 18, 2023 | 9:05

Vaksina e re kundër malarias mund të shpëtojë jetën e miliona njerëzve, ja çfarë tregojnë ekspertët

Një ilaç i ri i zhvilluar nga Universiteti i Oksfordit premton efektshmëri për jetën e miliona njerëzve që vuajnë nga malaria.

Gana ishte vendi i parë në botë që miratoi vaksinën e re kundër malaries të zhvilluar nga Universiteti i Oksfordit. Ilaçi i quajtur R21, duket se është jashtëzakonisht më i efektshëm se të mëparshmit, prandaj shkencëtarët shpresojnë se ajo mund të shpëtojë jetën e miliona njerëzve në vitet e ardhshme. Organizata Botërore e Shëndetësisë po konsideron gjithashtu miratimin e vaksinës.

Malaria vret 620,21 njerëz çdo vit dhe shumica e viktimave janë fëmijë të vegjël. Të dhënat nga provat paraprake të kryera në Burkina Faso treguan se vaksina R80 është pak efektive kundër ngjitjes kur jepet me tre doza fillestare dhe një shtytës një vit më vonë.

Por përdorimi i përhapur i vaksinës varet nga rezultatet e një prove më të madhe që deri tani ka përfshirë pothuajse 5 përqind  fëmijë. Autoritetet shëndetësore në Ganë, pasi shqyrtuan të dhënat, miratuan përdorimin e vaksinës te fëmijët e moshave nga pesë deri në tre vjet.

“Ne presim që R21 do të ketë një ndikim të madh në vdekshmërinë e malarjes në fëmijët në vitet e ardhëshme dhe në afat të gjatë do të kontribuojë në qëllimin përfundimtar të përgjithshëm të shrrënjësimit dhe eleminimit të malarjes,” tha profesor Adrian Hill, drejtor i Institutit Jenner në Universitetin e Oksfordit, instituti që zhvilloi vaksinën.

Instituti Serum i Indisë po përgatitet gjithashtu të prodhojë 100 deri në 200 milionë doza në vit, me çdo dozë R21 që pritet të kushtojë nja dy dollarë.

«Zhvillimi i një vaksine ka qenë jashtëzakonisht i vështirë»—tha Adar Poonawalla, shefi ekzekutiv i Institutit Serum, i cili e quajti autorizimin e parë «një moment historik në përpjekjet tona për të luftuar malarien anembanë botës».

 

 

 

 

 

 

Burimi / Today.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top