Të dashur prindër, gjyshër, mësues, drejtues, edukatorë!
Shkolla këtë vit, nuk do jetë njësoj si vitet e tjera. Ne të gjithë, bashkë me fëmijët do të përballemi me disa mënyra të reja sjelljesh, në shkollë, klasë, rrugë e kudo. Në këtë rrugëtim padyshim lipset nevoja e të gjithëve për ta kapërcyer, për të mos rënë pre e ankthit, stresit, frikës së pamenaxhueshme, e cila mund të sjellë përkeqësime të ndjeshme në sjelljen e individit. Fëmijët janë ata që në këtë periudhë shkolle, duhet të përshtaten me rregullat në mbrojtje ndaj virusit.

MSc. Valentina Telhaj, psikologe këshillimi, psiko-traumatologe EMDR. psikoterapiste CBT terapiste ABA, Mp. Psikologji Ligjore
Fëmijët mund të shfaqin shenja të ankthit sepse kjo mënyrë e re e të vepruarit, deri sa të mësohet, do pak kohë, që këto sjellje t’ju bëhen automatike / instinktive.
P.sh: nuk do mbajnë dot maskën gjatë gjithë kohës, do duan të qëndrojnë bashkë me bashkëmoshtarët, të përqafohem sepse i ka marrë malli, do shkëmbejnë mjetet shkollore me njëri-tjetrin, etj.
Shenjat e ankthit që mund të manifestojnë, janë nga më të ndryshmet, dallim bën edhe temperamenti i fëmijës dhe mënyra se si ai i shfaq ato.
Ankthi te fëmijët mund të shfaqë probleme në përqendrim, impulsivitet, moment nervoziteti, duar të djersitura, dhimbje koke, stomaku, të vjella, tërheqje sociale.
Por si t’i ndihmojmë fëmijët të reduktojnë ankthin?
- Prindërit dhe të rriturit e tjerë të sillen sa më qetësisht dhe butësisht me ta, kështu mund të transmetojnë qetësi dhe mbështetje për fëmijën.
- Kushtojini rëndësi ndjenjave të fëmijës.
- Aktivitetet fizike i ndihmojnë gjithashtu
- Inkurajoheni fëmijën të flasin për ndjenjat e tyre
- T’i ndihmojmë fëmijët të mësojnë si të relaksohen.
- T’i inkurajojmë të vizatojnë ose të shkruajnë emocionet shqetësuese dhe t’i diskutojnë me një person të besueshëm: si mësuesen, psikologen, prindërit, gjyshërit.
- lojrat dhe aktivitetet argëtuese ndihmojnë reduktimin e ankthit.
Bashkë do ja dalim, ❤!
Ju Uroj shëndet dhe Suksese të gjithëve!
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.