Në fokus

September 16, 2020 | 8:11

Valentina Telhaj: Rregullat e reja të përshtatjes, pse duhet të jemi të gjithë bashkë në këtë rrugëtim sfidues

Të dashur prindër, gjyshër, mësues, drejtues, edukatorë!

Shkolla këtë vit, nuk do jetë njësoj si vitet e tjera. Ne të gjithë, bashkë me fëmijët do të përballemi me disa mënyra të reja sjelljesh, në shkollë, klasë, rrugë e kudo. Në këtë rrugëtim padyshim lipset nevoja e të gjithëve për ta kapërcyer, për të mos rënë pre e ankthit, stresit, frikës së pamenaxhueshme, e cila mund të sjellë përkeqësime të ndjeshme në sjelljen e individit. Fëmijët janë ata që në këtë periudhë shkolle, duhet të përshtaten me rregullat në mbrojtje ndaj virusit.

MSc. Valentina Telhaj, psikologe këshillimi, psiko-traumatologe EMDR. psikoterapiste CBT terapiste ABA & proc, Mp. Psikologji Ligjore

MSc. Valentina Telhaj, psikologe këshillimi, psiko-traumatologe EMDR. psikoterapiste CBT terapiste ABA, Mp. Psikologji Ligjore

Fëmijët mund të shfaqin shenja të ankthit sepse kjo mënyrë e re e të vepruarit, deri sa të mësohet, do pak kohë, që këto sjellje t’ju bëhen automatike / instinktive.

P.sh: nuk do mbajnë dot maskën gjatë gjithë kohës, do duan të qëndrojnë bashkë me bashkëmoshtarët, të përqafohem sepse i ka marrë malli, do shkëmbejnë mjetet shkollore me njëri-tjetrin, etj.

Shenjat e ankthit që mund të manifestojnë, janë nga më të ndryshmet, dallim bën edhe temperamenti i fëmijës dhe mënyra se si ai i shfaq ato.

Ankthi te fëmijët mund të shfaqë probleme në përqendrim, impulsivitet, moment nervoziteti, duar të djersitura, dhimbje koke, stomaku, të vjella, tërheqje sociale.

2

Por si t’i ndihmojmë fëmijët të reduktojnë ankthin?

  • Prindërit dhe të rriturit e tjerë të sillen sa më qetësisht dhe butësisht me ta, kështu mund të transmetojnë qetësi dhe mbështetje për fëmijën.
  • Kushtojini rëndësi ndjenjave të fëmijës.
  • Aktivitetet fizike i ndihmojnë gjithashtu
  • Inkurajoheni fëmijën të flasin për ndjenjat e tyre
  • T’i ndihmojmë fëmijët të mësojnë si të relaksohen.
  • T’i inkurajojmë të vizatojnë ose të shkruajnë emocionet shqetësuese dhe t’i diskutojnë me një person të besueshëm: si mësuesen, psikologen, prindërit, gjyshërit.
  • lojrat dhe aktivitetet argëtuese ndihmojnë reduktimin e ankthit.

Bashkë do ja dalim, ❤!

Ju Uroj shëndet dhe Suksese të gjithëve!

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top